Mirëqenie

mar172016

Vitamina D gjatë shtatzënisë përmirëson densitetin kockor vetëm te foshnjat e lindura në dimër

Marrja në shtatzëni e integratorëve me bazë vitaminën D nuk ka efekt mbi densitetin kockor të fëmijëve, sipas një studimi të publikuar në "The Lancet Diabetes & Endocrinology".
"Rritja kockore në mitër dhe në javët e para të jetës kushtëzon brishtësinë e madhe ose të vogël kockore në fazat pasuese të jetës duke krijuar predispozitë për osteoporozë në moshë të avancuar", pohon Cyrus Cooper bashkautor i artikullit dhe profesor i reumatologjisë në universitetin e Southampton. Ai kujton se udhëzuesit aktualë nga Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe iu rekomandojnë të gjitha grave shtatzëna suplemente 10 mikrogramëshe ditore me vitaminë D për të përmirësuar shëndetin e kockave të fëmijëve.

"Studimi i emërtuar MAVIDOS - Maternal Vitamin D Osteoporosis Study është i pari trial i kontrolluar me placebo, i projektuar për të matur efikasitetin e suplementimit të vit.D në shtatzëni me matjen e densitetit kockor te foshnja", shkruajnë autorët të cilwt mes vitit 2008 - 2014, rekrutuan 1.134 gra 14 deri në 17 javëshe shtatzëna me nivele të vitaminës D të ulëta dhe normale. 
Gratë shtatzëna u caktuan që të merrnin në rrugë orale një kapsulë ditore që përmban placebo ose 25mikrogramë të vitaminës D në momentin e lindjes. Dhe në fund të studimit nuk dolën diferenca domethënëse në masën kockore të matur me densiometri te fëmijët e lindur nga gra të trajtuara me vitaminë D në krahasim me grupin e kontrollit.
Nga ana tjetwr, një analizë e zhvilluar duke marrë në konsideratë lindjet e fëmijëve tregoi se fëmijët e lindur në dimër nga nëna që kishin marrë vitaminë D kishin një masë kockore më të madhe në krahasim me ata të lindur nga nëna të trajtuara me placebo.

"Kjo sugjeron se suplementimi me vit.D mund të kundërshtojë rënien e niveleve normale në trup të vitaminës D për shkak të mungesës së dritës së diellit kur fazat e fundit të shtatzënisë zhvillohen në muajt dimërorë", ngre hipotezën Kooper.
Në një editorial Ian Reid nga universiteti i Auckland në Zelandën e Re, komenton: "Po hyjmë në një periudhë ku janë në fazë kompletimi shumë kërkime që ofrojnë mundësinë për të reduktuar kushtet patologjike ku mund të jetë i nevojshëm suplementimi me vitaminë D.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC