Mirëqenie

mar242016

Statinat nuk kanë efekt mbrojtës të veshkave te pacientët kardiokirurgjikë

Mes pacientëve që i janë nënshtruar kirurgjisë kardiake, trajtimi perioperator me atorvastatina në doza të larta në krahasim me placebon nuk redukton riskun për insuficiencë renale akute. Janë këto rezultatet e një studimi të sapo publikuar në "Jama", me autor të parë Frederic Billings IV nga  "Vanderbilt University School of Medicine" në Nashville (SHBA).

Statinat influencojnë mekanizma të ndryshëm dhe për të verifikuar hipotezën e një roli mbrojtës afatshkurtër mbi insuficiencën reanle akute në një trajtim peri-operator me atorvastatina me doza të larta, kërkuesit kanë zhvilluar një studim të kontrolluar me placebo në pacientë të rritur që i janë nënshtruar kardiokirurgjisë mes nëntorit 2009 dhe tetorit 2014, në Vanderbilt University Medical Center.
199 pacientë u caktuan në mënyrë rastësore që të merrnin placebo ose 80 mg atorvastatinë një ditë para ndërhyrjes, 40 mg mëngjesin e ndërhyrjes dhe po aq një ditë më pas. Nga ana tjetër, 416 pacientë aktualisht në trajtim me statina në fillim të studimit kanë vazhduar që të marrin barin deri në ditën e ndërhyrjes, duke iu caktuar më pas placebo ose të njëjtin trajtim të pacientëve të patrajtuar. 

"Në grupin e atorvastatinës rastet me insuficiencë renale akute kanë qenë 64, kundrejt 60 në grupin e placebos", thotë Billings duke dalë në përfundimin se këto rezultate nuk e mbështesin terapinë me statina për të parandaluar insuficiencën renale akute në kirurgjinë kardiake". Edhe pse statinat në kirurgjinë kardiake do të vazhdojnë të jenë burim interesi, të dhënat e këtij studimi tregojnë qartë se përdorimi i tyre për qëllim nefro-mbrojtës duhet të braktiset, veçanërisht te pacientët që nuk janë trajtuar në të kaluarën". 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC