Mirëqenie

pri62016

Zbulohen bakteret "e mira" që mbrojnë gojën

tags: DENTIST

Bashkëjetojnë brenda gojës me shumë baktere të ngjashme me to, por mund të konsiderohen si të "mira" meqë ndihmojnë mbajtjen nën kontroll të baktereve të "këqija".  Këta miq të gojës janë identifikuar së fundi nga një grup amerikan kërkimi, i cili i ka publikuar rezultatet e punës së tij në revistën "Applied and environmental biology".
"Për të qenë e shëndetshme, goja ka nevojë për një ambient neutral", thotë Robert Burne nga Universiteti i Floridës dhe koordinator i kërkimit, duke kujtuar se nëse ambienti bëhet shumë acidik, rritet risku për karies dhe për probleme të tjera dentare. Pra është një kimi e thjeshtë: bakteret e këqija që ndodhen te dhëmbët prodhojnë acid që shkon edhe gërryen dhëmbët.

"Në kërkimin tonë jemi përpjekur të studiojmë në detaje cilat mekanizma dhe aktivitete janë përgjegjëse për rritjen e aciditetit në zgavrën orale", shpjegojnë autorët, të cilët për ta kryer atë janë financuar nga "Us national institute of dental and craniofacial research".

"Shtami i ri i identifikuar i cili quhet A12 bën pjesë në grupin e gjerë të streptokokëve dhe duket se ka një efekt pozitiv për shëndetin e gojës ndryshe nga shumë shtame të tjera që gjenden te dhëmbët", pohon Burne. Ai bashkë me kolegët ka sekuencuar të gjithë trashëgiminë gjenetike të këtij shtami bakteresh me shpresën për të arritur shpejt në një aplikim klinik nga zbulimi në laborator.

"Prania e këtyre baktereve të mira në zgavrën orale mund të përdoret për të kuptuar kush rrezikohet nga karies dhe probleme të tjera dentare", thotë Marcelle Nascimento, bashkautore e studimit, e cila nënvizon: "Por më parë është e nevojshme të vërtetohet se prania e baktereve A12 ndikon me një risk më të vogël për karies".
Nëse studimet e ardhshme konfirmojnë rolin mbrojtës të këtij shtami streptokokësh, mund të shkohet drejt një tablete që i përmban ato dhe që funksionon si një trajtim i vërtetë për parandalimin e kariesit./Dica33


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC