Farmaci

tet82014

Denosumab: rekomandimet bëhen më të rrepta

Në marrëveshje me Agjensinë Europiane të Barnave (EMA), u shpërnda nga Agjensia Italiane e Barnave (AIFA) një dokument rekomandimesh për përdorimin e denosumab, nje antitrup monoklonal njerëzor i prodhuar nëpërmjet teknologjisë të Adn rikombinante indikuar për trajtimin e osteoporozës në menopauzë, për njerëzit në rrezik të lartë për thyerje nën terapi privimi androgjenik dhe për të parandaluar ndërlikimet e metastazave kockore. Shënimi udhëzues, adresuar mjekëve dhe profesionistëve të shëndetsisë përfshirë dhe farmacistët, nxit për të verifikuar paraprakisht tek pacientët që do të marrin denasumab, praninë e faktorëve të tjerë të rrezikut për osteonekrozën e nofullës ose hipokalçemi, dy komplikime të rënda të trajtimit me këtë bar, duke u ofruar disa këshilla për sjelljet më të dobishme parandaluese dhe për rëndësinë e mbajtjes së një higjiene orale të përditshme. Pra, ekspertët e  farmakovigjilencës rekomandojnë t'i nënshtrohen vizitave të rregullta tek dentist dhe të referohen sa më pare shfaqja e lezioneve orale, ënjtjet, mpirjet, djegiet në gojë dhe lëvizjet jonormale të harkut dentar. Duhet të mbahet mend se osteonekroza e nofullës që manifestohet me vonesë gjatë proçesit të shërimit pas heqjes së dhëmbit ose pas operacioneve të tjera orale, mund të jetë asimptomatike. Kushtet e hipokalçemisë, thuhet në deklaratë, duhet të korrigjohen dhe mbahen nën kontroll përpara fillimit të trajtimit me denosumab, në mënyrë të veçantë në praninë e insufiçencës renale. Tek pacientët me klearanc të kreatininës më pak se 30 mL /min doza e kalçemisë duhet të kryhet përpara çdo injeksioni dhe brenda dy javësh nga doza e parë. Gjatë terapisë me antitrupa është gjithashtu i nevojshëm sigurimi i suplementeve të kalciumit dhe vitaminës D.

Përse është i nevojshëm farmacisti: trajtimet për osteoporozën janë të shoqëruara nga disa efekte anësore të rënda identifikimi i të cilave është i domosdoshëm për pacientët. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC