Mirëqenie

pri142016

Alergjitë te fëmijët, toleranca është më e madhe kur alergjia është vetëm ndaj një ushqimi

Organizata Botërore e Alergologjisë, OBA, në Librin e saj të Bardhë mbi alergjinë, jep një pasqyrë të incidencës, kërkimeve dhe aspekteve të imunologjisë klinike të sëmundjeve alergjike më të përhapura. 30-40% e popullatës botërore rezulton e prekur nga një ose më shumë patologji alergjike (alergji ushqimore, por edhe nga astma, anafilaksia, alergji nga barnat, nga helmi i insekteve, ekzema, urtikarie dhe angioedema), thotë dokumenti ndërsa mosha pediatrike është më e ndjeshmja. Te të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël alergjitë janë më të shpeshta, sidomos ato ushqimore, në veçanti.  

Shmangia e kontakteve me alergenet specifike mbetet rruga më e sigurt për të shmangur simptomat. Në disa raste, desensibilizimi oral përfaqëson një qasje premtuese për kufizimin e impaktit të sëmundjes, thekson OBA. Alergjitë ushqyese më të zakonshme që shfaqen në vitet e para të jetës janë ato të qumështit, vezës, sojës, peshkut, frutave të thata dhe atyre të freskëta. Por për disa, organizmi arrin të rifitojë një tolerancë: ato që kanë më shumë gjasa për regres në moshë të re janë alergjitë  ndaj qumështit, vezës, sojës dhe grurit.
Në një përfundim të tillë ka dalë një studim i publikuar në "Annals of Allergy Asthma and Immunology" në mbi 40.000 fëmijë në Shtetet e Bashkuara: alergjia zhduket në 1 nga 4 fëmijë brenda pesë viteve të para të jetës. Nga ana tjetër është vënë re se regres më të lehtë kanë alergjitë ndaj qumështit, vezës, sojës (respektivisht në 41.1%, 40.2% dhe 35.7% të rasteve); si dhe ndaj arrave, kikirikëve dhe butakëve (respektivisht 14.3%, 15.6% dhe 13%).

Pra në raste të tilla vlejnë 2 pohime: sa më herët të shfaqet alergjia (pra sa më i ri të jetë personi), aq më të mëdha janë mundësitë e rikthimit të saj. Toleranca është më e mundur kur alergjia është vetëm ndaj një ushqimi në veçanti dhe po ashtu kur ka pasur një numër të vogël simptomash (për shembull kruarje apo ekzema në lëkurë) në shfaqjet e para të saj.
Në një artikull të fundit, sa i takon rifitimit të tolerancës ndaj qumështit dhe vezëve, vetë OBA ngre hipotezën se nuk ndikon edhe aq marrja e sasive të vogla të alergeneve të modifikuara (psh nga pjekja) sesa fenotipi i sëmundjes, faktori parashikues më bindës në zhvillimin e tolerancës ndaj këtyre alergeneve.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC