Mirëqenie

pri212016

Të moshuarit e prekur nga fibrilacioni atrial rrezikohen gjithnjë e më shumë nga iktusi

Fibrilacioni atrial është aritmia më e zakonshme kardiake, me një prevalencë të vlerësuar aktualisht në rreth 2% të popullatës së përgjithshme, është ekstremisht i rrallë në moshën e re, ndërsa prek rreth 5% të popullatës në moshën e tretë duke shkuar deri në 20% te personat që janë mbi 85 vjeç.
Studiuesit e "University of California" në San Diego, të drejtuar nga Jonathan Hsu  kanë vlerësuar shkallën në të cilën përshkrimet e antikoagulantëve oralë në ambulatorët amerikanë të kardiologjisë merren dhe rritjen e riskut për iktus te pacientët me fibrilacion atrial.
"Fibrilacioni atrial i shton mundësitë për iktus prandaj matës të ndryshëm (mes të cilëve CHADS dhe më shpesh CHA DS-VAS) janë zhvilluar për të vlerësuar riskun tromboembolik te pacientët me fibrilacion atrial mbi bazën e faktorëve specifikë predispozues", shpjegon Hsu duke saktësuar se niveli i rritjes së riskut cerebrovaskular në mënyrë paralele me përshkrimin e antikoagulantëve oralë (OA) nuk dihet.
Për të thelluar argumentin, autorët kanë studiuar 429.417 pacientë me fibrilacion atrial të regjistruar në regjistrin kombëtar të sëmundjeve kardiovaskulare mes janarit 2008 dhe dhjetorit 2012, duke përdorur CHADS dhe CHA DS-VASC në të gjithë pjesëmarrësit si matës të riskut për iktus dhe duke ekzaminuar kombinimin mes rritjes së numrit dhe përshkrimit të antikoagulantëve oralë.
Rezultatet sugjerojnë se çdo rritje me një pikë në shkallën e vlerësimit të riskut korrespondon me nevojën e përshkrimit të një antikoagulanti oral në krahasim me vetëm aspirinën. Ana tjetër e medaljes është se mes pacientëve në risk madhor për iktus, më pak se gjysma merr një përshkrim të barnave të tilla. "Këto rezultate sugjerojnë boshllëqe të mëdha në trajtimin e pacientëve me fibrilacion atrial dhe mundësi të larta për evente cerebrovaskulare akute, duke krijuar një rast të mirë për të kuptuar arsyen dhe për të kryer korrigjimet e nevojshme", përfundojnë studiuesit.  

 

Jama Cardiology 2016. doi:10.1001/jamacardio.2015.0374
http://cardiology.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2503083


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC