Mirëqenie

qer22016

Shtohen përshkrimet 'off label' të antidepresivëve

Flitet për 'off label' kur mjeku në emër të lirisë së trajtimit, i përshkruan pacientit një bar për të trajtuar patologji të ndryshme ose me modalitet administrimi apo doza të ndryshme, në krahasim me atë që është përcaktuar nga indikacionet terapeutike të vetë barit.
Në një studim të publikuar në revistën "Jama", Jenna Wong nga McGill University në Montreal, Kanada dhe kolegët e saj kanë analizuar trajtimin me antidepresivë duke vlerësuar tendencat përshkruese.

"Përdorimi i këtyre barnave është shtuar gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, ndoshta për shkak se mjekët e përgjithshëm janë të prirur t'i përshkruajnë edhe në mënyrë 'off-label' pra të paaprovuara nga autoritetet rregullatore", shkruajnë autorët.
 "Studimi ka përfshirë përshkrime për çdolloj antidepresivi me përjashtim të inhibitorëve të monoaminooksidazeve (Imao) për të rriturit, mes janarit 2006 dhe shtatorit 2015", thotë Wong, e cila shpjegon se mjekët pjesëmarrës në studim duhej të dokumentonin të paktën një indikacion për trajtimin që kishin përshkruar duke përdorur një menu për mbledhjen e të dhënave. Gjatë periudhës së vëzhgimit janë kryer 101.759 përshkrime antidepresivësh, të barabarta me 6% të të gjitha përshkrimeve të zbatuara nga 158 mjekë për 19.734 pacientë. 

Megjithatë nga këta vetëm 55% kishin depresionin si indikacion. "Pra, mjekët e përgjithshëm që kanë marrë pjesë në studim kanë përshkruar antidepresivë edhe për çrregullimet e ankthit (18.5%), për pagjumësi (10%), për sindromën e dhimbjes kronike (6%) dhe për atake paniku (4%)", thonë autorët duke shpjeguar se në 29% të të gjitha përshkrimeve të antidepresivëve përshkrimi ishte off-label, veçanërisht për pagjumësinë dhe dhimbjen, por edhe për arsye si migrena, simptomat vazomotore të menopauzës, sindromën e deficitit të vëmendjes dhe çrregullimet në aparatin tretës.

"Këto rezultate tregojnë se në shumë raste shumë antidepresivë nuk përdoren vetëm për të kuruar depresionin, ndërsa venë në dukje nevojën për studime të tjera në përdorimin off-label të këtyre barnave", përfundon Wong.

 

Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.4447
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2016.5898


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC