Shëndetësi

pri292024

Ankthi dhe depresioni: trajtimi me antidepresivë dhe psikoterapia, reduktojnë shtrimet për sëmundjet kardiake

Trajtimi i ankthit dhe depresionit redukton paraqitjet në departamentin e urgjencës dhe shtrimet e përsëritura të pacientëve me sëmundje kardiake, sidomos me pamjaftueshmëri kardiake dhe sëmundje koronare.

Lidhja ndërmjet sëmundjeve kardiake dhe atyre mendore
Sipas autorëve, pamjaftueshmëria kardiake është një ndër format mbizotëruese të sëmundjeve kardiake dhe parashikohet të rritet me 48% brenda vitit 2030. Studime të ndryshme kanë treguar se depresioni është i shpeshtë te individët me pamjaftueshmëri kardiake dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në sëmundshmëri dhe vdekshmëri. Përveç kësaj, edhe sëmundja koronare lidhjet me depresionin dhe studime të fundit kanë evidentuar një lidhje ndërmjet kësaj sëmundjeje kardiake dhe ankthit.

Pra, sëmundjet mendore në përgjithësi, mund të kenë një ndikim të madh në rrezikun e një individi për të pasur probleme të tjera shëndetësore, paaftësie, apo sëmundshmërie. Në veçanti, ankthi lidhej me 41% më shumë rrezik për incidencë të një sëmundjeje koronare dhe të vdekshmërisë për shkak të saj dhe me 35% rrezik për t'u prekur nga pamjaftueshmëria kardiake.

Popullata në studim
Gjatë studimit është hulumtuar mbi lidhjen që ekziston ndërmjet trajtimit të sëmundjes mendore me antidepresivë, psikoterapi, apo me të dyja qasjet me efektet anësore te individët e shtruar me sëmundje koronare apo pamjaftueshmëri kardiake, të cilët ishin diagnostikuar me ankth ose depresion. 1.536 individët e përfshirë në studim bënin pjesë në grupmoshat 21-64 vjeç. Ndër ta, 23.2% merrnin antidepresivë dhe ndiqnin psikoterapi, 14.8% ndiqnin vetëm psikoterapi, 29.2% merrnin vetëm antidepresivë dhe 33% nuk ndiqnin asnjë trajtim.

Efektet e trajtimit të ankthit dhe depresionit në shëndetin kardiak
Nga analiza rezultoi se rreziku për shtrim në spital te individët që trajtoheshin qoftë nga ana farmakologjike, qoftë përmes psikoterapisë, u reduktua me 68%-75%, ndërsa rreziku për paraqitje në urgjencë ra me 64%-74% dhe rreziku për vdekje nga çdo shkak shkoi në 65%-67%. Vetëm trajtimi psikoterapeutik lidhej me 46%-49% rënie të rrezikut për shtrim të përsëritur në spital dhe 48%-53% reduktim të vizitave në departamentin e urgjencës, ndërsa vetëm terapia farmakologjike e reduktonte me 47%-58% rrezikun për shtrim në spital dhe me 41%-49% rrezikun për paraqitje në urgjencë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC