Mirëqenie

qer82016

Udhëzues për pacientët në politerapi: Të përshkruhen sa më pak barna dhe të identifikohen ato me risk të lartë

tags: TERAPI

Instituti Kombëtar i Shëndetit (NICE) në Britaninë e Madhe ka nxjerrë udhëzues të rinj për optimizimin e trajtimit të multi-patologjive, pikërisht në momentin kur numri i personave me tre ose më shumë sëmundje kronike afatgjata është vlerësuar në rritje, nga 1.9 milionë në 2008-n parashikohet në 2.9 milionë në 2018-n, me kosto mesatare socio-shëndetësore në rreth 7.700 sterlina për njeri.

"Ky shtim i personave me shumë patologji njëherësh, i bashkëngjitet plakjes progresive të popullatës dhe përdorimit të sa më shumë barnave te të moshuarit, ndërsa nga ana tjetër përkthehet në 5 miliardë sterlina shpenzime ekstra brenda vitit 2018", pohon David Haslam, presidnet i NICE, i cili nënvizon se trajtimi i pacientëve me sëmundje të shumëfishta në një periudhë afatgjatë është ekstremisht kompleks. "Kjo sepse sëmundjet e ndryshme kronike që bashkë-ekzistojnë te i njëjti pacient dhe trajtimet e tyre ndërveprojnë  në mënyra të shumëfishta. Trajtimi i tyre ndahet e fragmentohet shpesh mes qendrave të ndryshme të specializuara", shton  Bruce Guthrie, profesor i kurave primare në Universitetin e Dundee dhe president i grupit që ka zhvilluar dokumentin, aktualisht në pritje të sugjerimeve dhe ndryshimeve në ëebsitin institucional të NICE-s.

"Mjekimi i përgjithshëm ka një rol thelbësor në trajtimin e personit më shumë se sa trajtimi i izoluar dhe i pakoordinuar i secilës sëmundje në veçanti", thotë Guthrie duke shtuar se udhëzuesit e rinj nënvizojnë rëndësinë e kësaj perspektive edhe sa i takon efekteve anësore të ardhura nga marrja e shumë barnave. Mes rekomandimeve për mjekët, ja disa shembuj: ndërprisni çdolloj trajtimi që konsiderohet me përfitim të limituar; identifikoni barnat me risk më të lartë për efekte të padëshiruara ; nëse është rasti ofroni alternativa jo farmakologjike. Pra përshkruani sa më pak barna që të jetë e mundur.

"Menaxhimi sa më i mirë i multi-morbiditeteve është një ndër sfidat më të mëdha klinike jo vetëm të aktualitetit por edhe të së ardhmes dhe këta udhëzues janë menduar për të ndihmuar mjekët që të kurojnë më mirë pacientët e tyre, shpesh të moshuar e me ko-morbiditete", përfundon Haslam.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC