Mirëqenie

kor262016

Infeksionet respiratore në 6 muajt e parë të jetës lidhen me shfaqjen e diabetit 1

Në një studim të sapo publikuar në "Jama" Anette-Gabriele Ziegler bashkë me kolegët ka studiuar lidhjen mes infeksioneve respiratore në gjashtë muajt e parë të jetës dhe incidencën e diabetit tip 1. "Infeksionet virale, veçanërisht ato nga  enterovirusi, janë marrë si hipotezë për shkaktimin e diabetit tip 1", pohon kërkuesja dhe kujton se studimet e fundit e mbështesin këtë hipotezë. Autorët kanë seleksionuar  295.420 fëmijë në Bavari, prej të cilëve 720 të diagnostikuar me diabet tip 1 gjatë një follow up-i 8.5 vjeçar.

"Të paktën një infeksion është raportuar gjatë dy viteve të para të jetës në 93% të fëmijëve objekt studimi dhe në 97% të atyre me diabet tip 1, ku pjesa më e madhe ishin në rrugët respiratore", theksojnë kërkuesit duke shtuar se sipas vlerësimeve të tyre, risku për diabet tip 1 shtohet te fëmijët e prekur nga infeksionet virale në rrugët e frymëmarrjes në periudhën e 6 muajve të parë të jetës në krahasim me bashkëmoshatarët pa infeksione në bronke dhe mushkëri.
Ziegler nënvizon se për momentin nuk dihet nëse ky kombinim reflekton një ekspozim më të madh viral apo një kompromentim të përgjigjes imunitare, ndoshta mbi bazën gjenetike.

"Lidhja mes diabetit tip 1 dhe infeksioneve respiratore në 6 muajt e parë të jetës konfirmon rezultatet e studimeve të mëparshme, të cilat sugjerojnë se gjashtëmujori i parë i jetës është thelbësor për zhvillimin e sistemit imunitar", përfundojnë autorët.
 

 

Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016. 2181
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2016.2181
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC