Mirëqenie

gus262016

Trajtimi kronik me barna antiepileptike ndryshon profilin tiroiden

tags: TSH

Efekti i barnave antiepileptike (AED) në funksionin tiroiden te pacientët e prekur nga epilepsia është bërë objekt shqyrtimi i një metanalize të zhvilluar nga një grup neurologësh të Universitetit Zhejiang në Hagzhou (Kinë). Autorët kanë shqyrtuar studimet mbi këtë temë nga literatura mjekësore duke filluar nga viti 1980. Në fund, janë seleksionuar 35 studime (të gjitha me të dhëna origjinale nga studime epidemiologjike që përfshijnë edhe një grup kontrolli të shëndetshëm) për një total prej 997 pacientësh.
25 studime ishin të fokalizuar në efektet e 3 barnave antiepileptike specifike: acidi valproik (VPA), karbamazepine (CBZ) dhe fenitoine (PHT). Metanaliza tregon një ndryshim global të profilit tiroiden te pacientët në trajtim me barna antiepileptike në krahasim me kontrollet e shëndetshme, në veçanti një reduktim domethënës të T4 dhe FT4 dhe një rritje të TSH, ndërsa nuk ka ndryshime domethënëse të T3 dhe FT3. E njëjta ecuri u has si te të rriturit edhe te personat nën moshën 18 vjeç
 Dihet se barnat antiepileptike mund të ndikojnë transportin, metabolizmin dhe eliminimin e hormoneve tiroidene nëpërmjet mekanizmave të ndryshme, ndër të tjera të pasqaruara plotësisht.

 "Nga të dhënat e prezantuara në literaturë, efekti AED (në veçanti i fenobarbital, CBZ, PHT) aktivizojnë sistemin e enzimave hepatike mikrosomiale dhe në këtë mënyrë përshpejtojnë metabolizmin e hormoneve tiroidene. Gjithashtu vihet re edhe një rritje e enzimës glucuronil-transferasi, që ndërhyn edhe kjo në katabolizmin e hormoneve tiroidene dhe vijon me reduktimin e T4, që sjell një rritje kompensuese të TSH-së.
Disa AED janë gjithashtu në gjendje që të garojnë me një hormon tiroiden për lidhjen TBG (PHT dhe derivatet, CBZ) dhe kjo mund të çojë një dozim artificial, me një pakësim të dukshëm të FT4. PHT rrit edhe konvertimin periferik të T4 në T3. Të tjera barna antiepileptike mund të kenë edhe efekte të drejtpërdrejta në sekretimin e TSH: për shembull, acidi valproik, duke stimuluar sistemin GABA-ergjik, mund të reduktojë sekretimin e somatostatinës, që është një inhibitor i sekretimit të TSH. Gjithashtu acidi valproik mund të lidhet me një mungesë zinku dhe seleniumi që ndikojnë në sintezën e hormoneve tiroidene. Në çdo rast ndryshimet e përqendrimeve të hormoneve tiroidene duket se rikthehen pas ndërprerjes së barnave anti-epileptike.

Ky studim ka kufizimet e tij të pranuara nga vetë autorët. Së pari të gjitha studimet e përfshira janë vëzhguese, gjithashtu barnat e gjeneratës së re nuk janë përfshirë në analizë edhe pse barnat tradicionale të shqyrtuara janë ende sot gjerësisht të përdorura. Gjithashtu nuk ka të dhëna për praninë e mundshme të shenjave të autoimunitetit tiroiden, nuk përshkruhet hasja e manifestimeve klinike të hipotiroidizmit në këta pacientë dhe mbetet e pasigurt domethënia klinike e ndryshimeve në profilin hormonal  tiroiden.

Në fund studimi nënvizon nevojën për të kontrolluar funksionin e tiroideve te pacientët në terapi kronike me AED dhe nuk vendos indikime për një trajtim ose jo në ndryshimeve të hasura që do të vlerësohen  nga ana e endokrinologut, në bazë të entitetit të tyre, duke iu referuar veçanërisht TSH-së (te pacientët me funksion normal hipofizar).Vëmendje e veçantë i kushtohet pacientëve me probleme tiroidene dhe/ose që janë tashmë në terapi zëvendësuese".

 

Bibliografia:
Zhang YX, Shen CH, Lai QL, et al. Effects of antiepileptic drug on thyroid hormones in patients ëith epilepsy: a meta-analysis. Seizure, 2016; 35: 72-9.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC