Farmaci

kor102018

Pse duhet përdorur mioinositoli te pacientët me hipotiroidizëm subklinik

"Mioinositoli, një nga nëntë stereoizomeret e inositolit, është një sheqer i thjeshtë, pjesë përbërëse e disa ushqimeve (perime, arrorë, agrume, drithëra integrale), por sintetizohet edhe në rrugë endogjene, duke nisur nga glukoza 6-fosfat", shpjegon Alfonsina Chiefari (Universiteti "Sapienza", Romë).

"Gjithashtu, inositoli është i pranishëm në nivelin e membranave qelizore në formën e fosfatidil-inositolit, i lidhur me fosfolipidet e membranës. Hipotiroidizmi subklinik, vazhdon Chiefari (gjendje që përcaktohet biokimikisht nga TSH-ja e rritur dhe vlerat e tiroksinës së lirë në normë), është verifikuar në 4-8% të popullsisë së përgjithshme, me një përqindje përparimi drejt hipotiroidizmit të hapur prej 2-3%/vit (4-5% në prani të Ab anti-tiroide [Garber JR, et al. Thyroid, 2012]). Përgjithësisht, kjo gjendje është asimptomatike, por disa pacientë referojnë simptoma analoge me ato të hipotiroidizmit të hapur, ndonëse në forma më të lehta (reduktim i cilësisë së jetës, depresion, turbullira konjitive e deficite kujtese, shtim në peshë, asteni, intolerancë ndaj të ftohtit, kapsllëk) (Peeters RP. N Engl J Med, 2017).

Hipotiroidizmi subklinik mund të shkaktohet nga një ndryshim i shndërrimit të sinjalit të TSH-së, kujton Chiefari. Lidhja e TSH-së me receptorin e tij, aktivizon fiziologjikisht dy ujvara post-receptoriale: një nëpërmjet AMP-së së varur ciklike, e përfshirë në diferencimin qelizor dhe në sekrecionin hormonal dhe një mënyrë e dytë, e stimuluar nga vlera të larta të TSH-së, që përfshijnë inositolin 3-fosfat/diacilglicerol, që rregullon jodizimin e tireoglobulinës. Ndryshimi i kësaj mënyre sinjalizimi të varur nga inositoli mund të jetë, të paktën pjesërisht, shkak i disfunksionit tiroid".

Duke iu kthyer përdorimit të mioinositolit në hipotiroidizmin subklinik, Chiefari citon një studim klinik të vitit 2013, me përzgjedhje rastësore, të kontrolluar, double blind mbi 48 gra me hipotiroidizëm klinik dhe tiroidit të Hashimotos (24 të trajtuara vetëm me selen dhe 24 të trajtuara me selen dhe mioinositol për 6 muaj) që kishte treguar se si shtimi i mioinositolit bënte një përmirësim jo vetëm të antitrupave, por edhe të gjendjes hormonale tiroide, krahasuar me pacientët e trajtuar vetëm me selen (Nordio M, Pajalich R. J Thyroid Res, 2013).

"Këto të dhëna janë konfirmuar më parë nga i njëjti grup në një studim me numër më të madh rastesh në pacientë me nivele të rritura të antitrupave të TSH-së, ndërmjet 3 e 6 mIU/L", vazhdon endokrinologu. "Pas marrjes për 6 muaj të tabletave që përmbanin 600 mg mioinositol dhe 83 mcg selen, në formën e L-selenometioninës, është evidentuar një reduktim i dukshëm i niveleve të TSH-së, të antitrupave anti-TPO dhe anti-tireoglobulinë, me nivele të FT3 dhe FT4 që qëndronin brenda nivelit të normalitetit. Këto studime kanë treguar gjithashtu një përmirësim të dukshëm të simptomave të lidhura me tiroiden (simptoma subjektive të vlerësuara nëpërmjet një pyetësori) te pacientët që i janë nënshtruar trajtimit me mioinositol dhe selen" (Nordio M, Basciani. Eur Rev Med Pharmacol Sci, 2017; Nordio M, Basciani. Int J Endocrinol, 2017).

Një tjetër studim i kohëve të fundit ka treguar efektin imuno-modulues të mioinositolit në lidhje me selenin te pacientët me tiroidit autoimun në eutiroidizëm (Ferrari SM, et al. Eur Rev Med Pharmacol Sci, 2017). "Në fund të 6 muajve të trajtimit", thotë specialisti, "u vu re, në fakt, një reduktim i niveleve të CXCL10, një kemokinë e induktuar IFN, shënues i përgjigjes imune Th1. Gjithashtu, trajtimi i kombinuar ishte në gjendje të reduktonte vlerat e TSH-së, sidomos kur është në diapazon normal, duke reduktuar rrezikun e përparimit të një forme subklinike ose të hapur të hipotiroidizmit".

Si përfundim, konfirmon Chiefari, mioinositoli, falë veprimit të tij si lajmëtar i dytë, mund të përmirësojë përgjigjen receptoriale ndaj TSH-së dhe të kontribuojë në normalizimin e niveleve të TSH-së te pacientët me hipertiroidizëm subklinik.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC