sht82016
Probiotikët te fëmijët dhe dhimbjet e barkut, më shumë dyshime se siguri
"Me të dhënat që janë sot në dispozicion nuk mund të pohohet se probiotikët, e në veçanti Lactobacillus reuteri, janë efikasë në kurimin dhe parandalimin e dhimbjeve të barkut neonatale, të karakterizuara me të qara në dukje të pamotivuara dhe shumë të shpeshta gjatë muajve të parë të jetës së fëmijës", thotë Valerie Sung nga "Murdoch childrens research institute" në Australi, autore e një artikulli të fundit mbi këtë temë të publikuar në "Jama pediatrics".
Studiuesja dhe kolegët e saj kanë kryer një revizionim sistemik të literaturës e më pas një metanalizë të të dhënave të mbledhura nga 12 studime mbi këtë argument.
Në total studimet kanë përfshirë 1.825 fëmijë me moshë më të vogël se tre muaj: në disa ballafaqoheshin probiotikët me placebon, në të tjerë trajtimi kundrejt mungesës së trajtimit.
Por rezultatet e studimeve veçmas nuk shkojnë në një drejtim të vetëm, përkundrazi janë të ndara për përgjysmë, me 6 analiza që konfirmojnë efikasitetin e probiotikëve në reduktimin e të qarave nga dhimbjet e barkut dhe me 6 të tjera që nuk e konfirmojnë.
"Dalin edhe diferenca të lidhura me llojin e ushqyerjes", shpjegon Sung. Në menaxhimin e dhimbjeve të barkut, në fakt 5 studime pohojnë se probiotikët janë efikase në trajtimin e fëmijëve të ushqyer me gji, një sugjeron një efikasitet të mundshëm në ushqimin me qumësht artificial dhe një tjetër tregon inefikasitet te fëmijët e ushqyer me gji. Gjithashtu nga 7 studime dedikuar parandalimit të dhimbjeve të barkut të përfshira në analizën e grupit australian, vetëm 2 treguan përfitimet e lidhura me përdorimin e probiotikëve.
"Nevojiten studime të tjera për të nxjerrë konkluzione përfundimtare në efikasitetin e probiotikut Lactobacillus reuteri në trajtimin dhe parandalimin e dhimbjeve të barkut te fëmijët e shëndetshëm, në veçanti te ata të ushqyer me qumësht artificial", përfundon autorja.