sht302016
Doza të larta të omega-3 reduktojnë rimodelimin kardiak dhe fibrozën post-infarkt
Pas një infarkti akut të miokardit (Ima) trajtimi me doza të larta acidesh yndyrore omega-3 (që gjenden p.sh. te vaji i peshkut) për 6 muaj, përmirëson funksionin e zemrës. Sipas një studimi të publikuar së fundi në revistën "Circulation", këto substanca kanë treguar se reduktojnë fenomenin e dëmshëm të rimodelimit të ventrikulit të majtë (që mund të çojë në insuficiencë kardiake), fibrozën e miokardit pa infarkt dhe përqendrimin sierik të biomarkatorëve në inflamacionin sistemik nën standardet aktuale të kurës.
Acidet yndyrore omega-3 nga vaji i peshkut njiheshin që më parë për efektet pozitive kardiovaskulare te pacientët që kishin pësuar një infarkt akut të miokardit, duke vënë në dukje një rritje të mbijetesës, - thonë kërkuesit e koordinuar nga Raymond Y. Kwong, drejtor i Seksionit të imazherisë kardiake në rezonancën magnetike pranë Harvard Medical School në Boston. "Por roli i tyre në modifikimin e strukturave kardiake dhe karakteristikat indore, ndërsa i njëjti grup pacientësh merrte terapinë e bazuar në udhëzues, ishte deri tani e panjohur".
Në studimin e ri multiqendror të quajtur "Omega-Remodel", 180 persona u trajtuan me placebo dhe 180 me 4 gram acide yndyrore omega-3 (acid eikosapentaenoik dhe dokosahexaenoik) në ditë për 6 muaj. Një rezonancë magnetike kardiake u krye në të gjithë pjesëmarrësit. Kërkuesit vëzhguan se në krahasim me pacientët e grupit të kontrollit (placebo), ata të trajtuar me acide yndyrore omega-3 kishin një reduktim me 5.8% të indeksit të vëllimit telesistolik të ventrikulit të majtë dhe një reduktim me 5.6% të formimit të fibrozës në indin e miokardit pa infarkt.
"Rezultatet tona tregojnë se si acidet yndyrore omega-3 janë një trajtim i sigurt dhe efikas në përmirësimin kundër rimodelimit kardiak dhe mund të jenë premtuese në reduktimin e incidencës së insuficiencës kardiake apo vdekshmërisë, të cilat përfaqësojnë ende sot peshën kryesore të asistencës shëndetësore për pacientët që vuajnë nga një atak në zemër", përfundon Kwong dhe kolegët.
Circulation, 2016 Aug 2.