tet102016
Seks pas infarktit kardiak: Ja çrregullimet më të zakonshme
Në një koortë të përbërë nga të dyja gjinitë me moshë mes 18 - 85 vjeç, më shumë se gjysma e grave dhe më pak se gjysma e burrave ka pasur çrregullime të funksionit seksual brenda një viti nga infarkti, sipas një studimi të publikuar së fundi në revistën "Jama Cardiology".
"Thuajse 20% e infarkteve akute të miokardit verifikohet te personat me moshë 18 - 55 vjeç, nga të cilët 1/3 janë gra", pohon një ndër autoret e studimit Stacy Tessler Lindau nga Universiteti i Çikagos. Ajo shton se pjesa më e madhe e të rinjve të prekur nga infarkti akut i miokardit janë seksualisht aktivë para eventit, por pak dihet për aktivitetin seksual pas infarktit.
Për të qartësuar argumentin, kërkuesit kanë përdorur të dhënat e studimit VIRGO, një trial multiqendror i zhvilluar në pacientë amerikanë dhe spanjollë të moshës 18-55 vjeç për të studiuar diferencat mes grave dhe burrave sa i takon rikuperimit funksional dhe seksual, brenda 1 viti nga ataku kardiak.
Nga të 2.082 personat e përfshirë në analizë me moshë mesatare 49 vjeç, 40% e grave dhe 55% e burrave ishin seksualisht aktivë dhe burrat më shumë se gratë kishin mundësi për të rifilluar aktivitetin seksual 1 muaj (64 vs 55%) deri në një vit (94 vs 91%) pas eventit koronar akut.
Nga ana tjetër, ishin gratë më të shumta se burrat (42% kundrejt 31%) të cilat sinjalizuan çrregullime të funksionit seksual një vit pas infarktit: ku më i zakonshmi ishte mungesa e interesit (40%) e ndjekur nga mungesa e lubrifikimit vaginal (22%). Ndërsa meshkujt raportonin vështirësi në ereksion (22%) dhe mungesë interesi (19%).
"Pacientët, veçanërisht ata më të rinjtë duan të dinë se ç'nivel i funksionit seksual duhet pritur gjatë rikuperimit nga një event koronar akut dhe rezultatet tona mund të jenë të dobishme për t'i këshilluar në këtë drejtim", përfundon studiuesja.
Jama Cardiol. 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.2362
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27579897