tet262016
Suplementimi me vitaminë D mund të reduktojë rëndimin e astmës
Rezultatet e një revizionimi të "Cochrane" të prezantuar në kongresin e European Respiratory Society në Londër tregojnë se shtimi i vitaminës D në terapinë e astmës mund të reduktojë rëndimin e astmës së lehtë dhe të moderuar. Por studiues si Adrian Martineau në "Asthma UK Centre for Applied Research at Queen Mary University of London" kërkojnë kujdes: Rezultatet vijnë nga një numër studimesh relativisht i vogël, ku asnjë prej tyre nuk ka raportuar një efekt domethënës të vitaminës D.
Rishikimi ka vlerësuar 9 triale të kontrolluara me placebo, për një total prej 435 fëmijësh dhe 658 të rriturish me astmë të lehtë e të moderuar. Trajtimi me integratorë me bazë vitaminën D3 (cholecalciferol) është administruar për periudha të ndryshme nga 4 në 12 muaj, në doza 500-1200 UI/ditë. "Në përgjithësi, suplementimi lidhej me një reduktim të ndjeshëm të episodeve astmatike te pacientët e trajtuar me kortikosteroide sistemike, me një numër mesatar eventesh akute të reduktuara nga 0.44 në 0.22 për person", shkruajnë autorët. Ata saktësojnë megjithatë se këto rezultate bazohen fillimisht në të dhëna të ardhura nga një popullatë e rritur dhe nuk duhen përgjithësuar për fëmijët.
Sipas rishikimit suplementimi me cholecalciferol ul riskun për rëndim në rastet kur kërkohet një shtrim në spital ose një vizitë në urgjencë, ndërsa nuk ka asnjë efekt në funksionin e mushkërive dhe nuk e rrit riskun për efekte anësore të rënda. "Ajo që nuk dimë është nëse përfitimet e vitaminës D limitohen vetëm në pacientë që kanë mungesa apo verifikohet në të gjithë astmatikët", pohon Martineau. "Rreth 1 miliard persona në të gjithë botën kanë nivele më të ulëta se 75nmol/l të vitaminës D, një vlerë e konsideruar përgjithësisht e pamjaftueshme. Dhe nivelet më të ulëta se 50 nmol/l janë konsideruar simptoma të një gjendjeje në mungesë", shkruajnë autorët, duke theksuar se në pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në studime, nivelet e vitaminës D ishin të pamjaftueshme ose mungonin.
Cochrane Database Syst Rev. 2016; 9:CD011511
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27595415