Mirëqenie

nën92016

Ka një raport të ngushtë mes zorrës së trashë dhe psikikës

tags: Zorre

Që sindroma e zorrës së irrituar mund të peshojë shumë në jetën e përditshme, për shkak të diarresë, konstipacionit apo të dyjave bashkë (shpesh të shoqëruara me dhimbje të vazhdueshme barku) dihet prej kohësh. Por më pak e njohur është lidhja e fortë mes kësaj gjendjeje dhe pranisë së depresionit e ankthit që është vlerësuar në një studim në mbi 500 pacientë, e promovuar nga Shoqata Italiane e Gastroenterologëve dhe Endoskopistëve spitalorë (Aigo). Dica33 foli me Marco Soncinin, koordinator i studimit dhe këshilltar kombëtar i kësaj shoqate.


Doktor Soncini, le ta nisim nga fillimi: Çfarë është sindroma e zorrës së irrituar?

"Flitet për sindromën e zorrës së irrituar kur vazhdojnë për një kohë të gjatë (të paktën për tre muaj) simptoma të ndryshme të shqetësimit gastrointestinal, dhimbje barku probleme të funksionimit të rregullt të zorrëve si për shkak të diarresë edhe për shkak të kapsllëkut apo të një alternimi të të dyjave. Në përgjithësi është diçka që ndryshon zakonin normal të shkuarjes në tualet dhe karakteristikat e feçeve".


Çfarë ka vëzhguar studimi juaj?

"Të dhënat e para të studimit të zhvilluar në mbi 500 pacientë të prekur nga kjo sindromë dhe në trajtim në 26 qendra të Aigo, konfirmojnë para së gjithash se ka një numër shumë të madh grash (73%) me një moshë mesatare 40 vjeç. Një tjetër e dhënë e rëndësishme që del është ajo që lidhet me efikasitetin shumë modest të kurave në dispozicion. Duhet të presupozohet që kush është në terapi ka një cilësi jete më të mirë, por për fat të keq nuk është kështu: duke ballafaquar pacientët e sapo diagnostikuar (gjysma e kampionit) me ata në kurë prej kohësh, në fakt nuk dalin diferenca lehtësimi rreth mënyrës se si çdo pacient e vlerëson situatën e tij. Kjo tregon se terapitë në dispozicion sot nuk janë të kënaqshme sepse nuk arrijnë të reduktojnë vështirësitë e tyre, duke kontrolluar simptomat e sëmundjes".


Sa ndikon sëmundja në jetën e përditshme?

"Më shumë se gjysma e pacientëve raporton se sindroma i kushtëzon duke i detyruar të ndryshojnë planet si në jetën private edhe në punë dhe raportet me të tjerët. Për të matur intesitetin e simpotmave, iu kërkuam pacientëve të përdornin një shkallë për të indikuar vështirësitë që hasin, pra të tregojnë në mënyrë grafike nivelin e sikletit të tyre duke mbushur me laps një pjesë të një kutize të gjatë 10 cm. Ekstremi në të majtë përfaqëson mungesën e simptomës, ndërsa ekstremi tjetër tregon nivelin maksimal të perceptuar. Mesatarisht pacientët kanë vlerësuar nivelin e dhimbjes që ndjejnë me një intesitet të barabartë me rreth 5 (në 10) dhe një perceptim të fryrjes intestinale pak më të lartë (5.5 në 10)".


Kjo gjendje shqetësuese e vazhdueshme mund të shtojë riskun e depresionit dhe ankthit?
"Ne kemi vëzhguar se 1 në 10 pacientë me zorrë të irrituar vuan nga depresioni dhe 4 në 10 janë të prekur nga ankthi. Ndonëse kjo nuk tregon se përgjegjëse është sëmundja, është një konfirmim i lidhjes së ngushtë mes mirëqenies psikologjike dhe asaj gastrointestinale".


Konkretisht, çfarë pasojash sjell ky vëzhgim?

"Është konfirmimi i nevojës për një qasje multidisiplinore, që nën koordinimin e gastroeneterologut përfshin edhe psikologun e dietologun. Fatkeqësisht ushqimet që përkeqësojnë situatën nuk janë të njëjta për të gjithë pacientët, dhe prandaj është e nevojshme që të punohet me secilin rast për përfshirjen apo përjashtimin e ushqimeve nga dieta për të verifikuar se cilat shkaktojnë irritim. Mes ushqimeve që përgjithësisht ekspozojnë njerëzit ndaj këtij risku janë: qumështi, ëmbëlsuesit (sorbitoli, fruktoza etj.), frutat (në veçanti pjeshkët, dardhat dhe kumbllat), perimet (lakrat, spinaqi, qepa, rukola, trangujt, selinoja), erëzat, kafeja, çaji, pijet që përmbajnë kafeinë dhe të gjitha pijet e gazuara. 


Përveç vëmendjes më të madhe ndaj ushqimeve specifike, a ka rekomandime të tjera për të menaxhuar më mirë sindromën e zorrës së irrituar?

"Hani në orare të rregullta dhe mos nxitoni, dilni jashtë gjithnjë në të njëjtën orë (koha e preferuar është në mëngjes pas ngrënies së vaktit, kur ndërhyn një refleks fiziologjik), kryeni një aktivitet fizik të moderuar, shmangni përdorimin e madh të barnave, laksativëve në veçanti, shmangni alkooliket dhe ushqimet shumë djegëse. Mjekut i takon më pas vlerësimi, rast pas rasti, i terapisë farmakologjike - me  bazë anti-spazmatike, anti-diarre dhe laksative - mundësisht e indikuar për secilin pacient. Po vlerësohet ende efikasiteti i probiotikëve".

 


Fabio Turone


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC