nën232016
Homeopatia për kollën në manifestime të ndryshme të saj
Të gjitha infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, sidomos format virale dimërore, e shtojnë kollën e cila e pengon çlodhjen e mirë gjatë natës dhe krijon siklet edhe gjatë ditës. Jo rastësisht pjesa më e madhe e pacientëve i drejtohet mjekut dhe farmacistit duke kërkuar zgjidhje që të qetësojnë shpejt këtë çrregullim.
Homeopatia ofron një sërë kurash që i përgjigjen reaksioneve individuale dhe lejojnë një terapi specifike në bazë të simptomave të manifestuara. Dhe pikërisht për trajtimin e kollës, si në format specifike dimërore edhe në ato alergjike, flet një ekspert i fushës dr. Mauro Mancino. Në rastin specifik të kollës dimërore, shpesh shfaqja fillestare e saj është "e thatë", irrituese dhe e vazhdueshme, e pashoqëruar nga ekspektorati dhe prek përgjithësisht faringun, laringun dhe trakenë.
Për kollën e thatë me origjinë laringo-trakeale me djegie në gjoks, Mancino sugjeron Bryonia9 CH, ndërsa kur ka tonalitet akut mjekimi më i përshtatshëm është Spongia tosta 9 CH.
Nëse pastaj është gërricëse me një ndjesi shpimi në fyt dhe me temperaturë, merret Ferrum phosphoricum 9 CH. Për kollën e natës, të thatë me timbër të thellë që shkakton zgjime natën, indikohet Drosera 30 CH.
Për të gjitha këto barna dozimi është me 5 granula nën gjuhë çdo tre orë, më përmirësim të simptomave. Inflamacioni i rrugëve respiratore mund të bëjë që kolla e thatë të shndërrohet në të njomë, për shkak të prodhimit të gëlbazës. Edhe në këtë rast janë të nevojshme kura të ndryshme homeopatike, të tilla si Antimonium tartaricum 5 CH, e indikuar për personat me kollë të shpeshtë, me ekspektorim të lehtë dhe asteni, ose Pulsatilla 9 CH nëse kolla shoqërohet me gëlbazë të dendur, të verdhë gjatë ditës dhe kollë të thatë gjatë natës.
Ndërsa kur është eksesive dhe e shoqëruar me të vjella, mjeku homeopat sugjeron Ipeca 9 CH. Nëse kolla manifestohet natën duke e bërë të vështirë frymëmarrjen duhet të merret Drosera30 CH, edhe në këto raste, dozimi është i njëjtë me kollën e thatë.