Mirëqenie

jan302017

Simptomat depresive dhe stresi në menaxhimin e diabetit tip 1

"Duke pasur parasysh shqetësimin e diabetikëve lidhur me cilësinë e jetës, shumë nga simptomat e konsideruara depresive i atribuohen stresit dhe vështirësive emotive të lidhura me menaxhimin e kësaj sëmundje kronike", shprehet Lawrence Fisher, studiuese në Department of Family and Community Medicine në UCSF San Francisko. Për të vlerësuar prevalencën e depresionit në të rriturit me diabet tip 1, kërkuesit rekrutuan 368 pacientë me moshë mbi 19 vjeç, duke iu parashtruar atyre një sërë pyetësorësh për të diagnostikuar depresionin dhe stresin si pasojë e menaxhimit të diabetit (Patient Health Questionnaire, Health Questionnaire Depression Scale (Phq8), Diabetes Distress Scale), si edhe një intervistë të strukturuar të quajtur Structured Clinical Intervieë for Dsm Disorders (Scid). 

"Normat e prevalencës së depresionit duke përdorur Phq8 shkonin nga 3.8% në 11.4%, ndërsa prevalenca e çrregullimit depresiv madhor duke përdorur intervistën e strukturuar Scid rezultoi me 3.5%.
Ndërsa shumë më e lartë ishte përqindja e prevalencës së stresit lidhur me domosdoshmërinë për të bashkëjetuar me një sëmundje kronike si diabeti: 42.1%. Po ashtu  autorët nënvizojnë se frekuenca e pozitivëve falsë në pyetësorët për depresion Phq8 rezultoi veçanërisht e lartë. "Prania e depresionit ishte dukshëm e lidhur me një nivel më të madh stresi për shkak të diabetit dhe një nivel të ulët arsimimi", pohon Fisher, duke nënvizuar se shumë nga shenjat dhe simptomat që i atribuohen depresionit te të rriturit me diabet tip 1 varen nga stresi emotiv i menaxhimit të një sëmundjeje kronike dhe jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë me një psikopatologji të caktuar". 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC