shk132017
Kanceri në gji te gratë në moshë të avancuar
Sipas një studim të publikuar në revistën "Cancer" dhe të zhvilluar në gra të moshuara me kancer në gji nga stadi i parë në të tretin, del se në vitin e parë të kurës 1 në 5 paciente pëson një rënie funksionale të gjendjes shëndetësore. "Kërkime të mëhershme kanë treguar se rënia funksionale mund të jetë një manifestim i parë i patologjive të fshehura dhe se entiteti i saj lidhet me një reduktim të mundësive për rikuperim nga sëmundje të rënda dhe gjasa më të mëdha për vdekje apo mundësi më pakta për të toleruar terapinë kundër kancerit", pohon një ndër autoret e studimit, Cynthia Owusu nga Case Western Reserve University në Kleveland. Ajo shpjegon se studime të shumta gjatë viteve të fundit kanë evidentuar se ekzaminimi funksional i shëndetit është i domosdoshëm për një vlerësim prognostik të pacienteve dhe për të parandaluar rënien fizike e mendore është e rëndësishme të identifikohen pacientet më të dobta. Për këtë qëllim, kërkuesja dhe kolegët e saj seleksionuan 184 gra me moshë 65 vjeç e lart, me diagnozë të fundit për neoplazi në gji, në stadin nga I - III, duke matur gjendjen funksionale të tyre me "Vulnerable Elders Survey" një pyetësor prej 13 pyetjesh.
"Brenda 12 muajve, 34 nga 184 gra që ishin objekt studimi patën një rënie domethënëse funksionale dhe shtatë prej tyre ndërruan jetë", shkruajnë autorët, duke saktësuar se risku për vdekje apo përkeqësim funksional ishte drejtpërdrejt i lidhur me pikët e pyetësorit të përdorur si shkallë vlerësimi të funksionit geriatrik.
"Rezultatet tona nënvizojnë vlefshmërinë e Vulnerable Elders Survey si instrument i dobishëm për të identifikuar gra në moshë me kancer gjiri në risk të lartë për rënie funksionale brenda një viti nga fillimi i terapisë anti-neoplazike", pohojnë kërkuesit, duke përfunduar se Vulnerable Elders Survey është një opsion për identifikimin e hershëm dhe parandalimin e rënies funksionale mes personave veçanërisht në risk, ndwr të cilat gra me status të ulët socio-ekonomik.
Cancer. 2016 Jun 27. doi: 10.1002/cncr.30046
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27348765