Mirëqenie

pri212017

Diabeti, BMJ: Bashkëpunimi i farmacistëve me mjekët e përgjithshëm përmirëson kurën

"Programet e trajtimit me në qendër bashkëpunimin e farmacistit me mjekun i cili ka në trajtim pacientin, përmirësojnë kontrollin e diabetit, - thotë Tim Langran nga King Edward VII Hospital në Britaninë e Madhe dhe autori kryesor i një studimi të publikuar në BMJ Open. - Diabeti tip 2 është një patologji komplekse për t'u menaxhuar dhe nga kërkimet rezulton se mbështetja e farmacistit mund të përmirësojë cilësinë dhe pjesëmarrjen në kurat afatgjata, duke reduktuar normat e rishtrimit në spital". Kërkuesit kanë vlerësuar 5.910 pacientë me diabet tip 2, në një program rishikimi dhe kontrolli mbi trajtimet antidiabet që ka parë bashkëpunimin mes farmacistëve dhe mjekëve të përgjithshëm.    

"Indikatori i efikasitetit ishte arritja e objektivave terapeutike të parashikuara nga National Institute for Health and Care Excellence (NICE)", shpjegon autori dhe shton se pas përllogaritjeve përqindja e pacientëve që ka arritur objektivat terapeutike të paracaktuara nga NICE ka kaluar nga 46% që ishte në fillim të studimit prillin e 2013-s, në 58% në prill të 2014-s. Në veçanti, norma e personave që kanë arritur të kenë nën kontroll hemoglobinën e glikuar (HbA1c), presionin arterial dhe kolesterolin kaloi respektivisht nga 65% në 70%, nga 70% në 76% dhe nga 78% në 82%.
"Ndërsa në fund të projektit përqindja e pacientëve diabetikë që kishin nxjerrë përfitim nga bashkëpunimi mes mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve u ul sërish, - pohon Langran.- Programe të tilla jo vetëm që duhet të jenë pjesë integrale dhe afatgjatë e strategjive të trajtimit të diabetit tip 2, por janë dhe shembull i një pune multidisiplinore e i nismave të përbashkëta të ndërmarra nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm dhe Shoqëria Mbretërore Farmaceutike për të përmirësuar kurat e pacientit".

 

BMJ Open 2017. doi:10.1136/bmjopen-2016-013451
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28259852


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC