Mirëqenie

qer12017

Integrimi i hekurit në insuficiencën kardiake nuk e përmirëson performancën fizike

Sipas një studimi të publikuar në Jama, marrja e dozave të larta të hekurit në rrugë orale nga pacientë me insuficiencë kardiake me fraksion ejeksioni ventrikular të majtë të reduktuar (HFrEF) dhe deficit hekuri, nuk e përmirëson aftësinë e tyre për t'u ushtruar.

"Deficiti i hekurit është i pranishëm në rreth 50% të pacientëve me insuficiencë kardiake me fraksion ejeksioni ventrikular të majtë të reduktuar dhe shoqërohet me aftësi funksionale e cilësi jete më të ulët, si dhe me vdekshmëri më të lartë", pohon Gregory Lewis nga Massachusetts General Hospital në Boston dhe autor kryesor i studimit. "Në të kaluarën janë njoftuar rezultate pozitive nga studime mbi administrimin e hekurit në rrugë endovenoze, në pacientë me insuficiencë kardiake me këtë problem, por trajtimi i rregullt i pacientëve në rrugë endovenoze është i kushtueshëm dhe i vështirë. Ndërsa efikasiteti i një suplementimi hekuri pak të kushtueshëm dhe të disponueshëm në rrugë orale nuk njihej".

Për të vlerësuar nëse terapia orale me hekur mund të përmirësonte performancën fizike, kërkuesit grupuan në mënyrë rastësore 225 pacientë me HFrEF dhe deficit hekuri, që të merrnin polisakaride hekuri në rrugë orale ose placebo, 150 mg dy herë në ditë për 16 javë. Rezultatet nuk treguan diferenca domethënëse mes dy grupeve sa i takon absorbimit të oksigjenit dhe as në distancën e përshkuar për 6 minuta, në nivelet pro-peptide natriuretike të tipit B N-terminale apo në gjendjen shëndetësore të matur nëpërmjet Kansas City Cardiomyopathy Questionnaire.

Autorët nënvizojnë një sërë kufizimesh të studimit ku përfshihet për shembull potenciali i pamjaftueshëm për të identifikuar ndryshime në eventet klinike. "Rezultatet tona nuk e mbështesin përdorimin e suplementimit oral të hekurit te pacientët me HFrEF", përfundojnë kërkuesit.

 

Jama 2017. doi:10.1001/jama.2017.5427 http://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2017.5427


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC