Mirëqenie

gus112017

Mikrobioma dhe sëmundjet neurodegjenerative: në cilën pikë jemi?

Jemi vetëm në fillim të një historie të madhe, thonë ekspertët. Disa patologji neurodegjenerative duket se janë të lidhura veçanërisht me gjendjen e shëndetit të zorrëve tona: ndërsa truri punon çdo ditë për të riparuar pjesët e tij të dëmtuara, i nevojitet ndihma e florës intestinale për maturimin e tij. Ekzistenca e një aksi midis zorrëve dhe trurit, për shkëmbimin e informacionit dhe ndërveprimin, dëshmohet gjithnjë e më shumë me evidenca, ndërsa shtohen provat e një marrëdhënie të ngushtë midis ekuilibrit të mikrobiotës dhe ruajtjes ose rënies së funksioneve konjitive edhe pse jemi akoma larg zgjidhjes.

Është konstatuar se veprimi i baktereve intestinale është në gjendje të ri-ekuilibrojë gjendjet emotive nëpërmjet rregullimit të sasisë së substancave si serotonina, dopamina, duke ndikuar në gjenezën e gjendjeve depresive por gjithashtu është e vërtetë se metabolizmi i disa zonave cerebrale mund të ndikohet negativisht nga toksina të prodhuara nga disa baktere.

Për sa i përket sëmundjes së Alzheimerit, studime të kohëve të fundit te minjtë kanë nxjerrë në pah rolin parandalues të një formulimi probiotikësh (që përmbajnë Lactobacillus dhe Bifidobacterium) mbi funksionet konjitive, duke bërë që pas 12 javësh trajtimi të regjistrohet një përmirësim i këtyre aftësive, i vërtetuar në nivel eksperimental nga një reduktim i pllakave amiloide, formacione tipike të sëmundjes së Alzheimer. Gjithashtu probiotikët në studim favorizojnë dhe proteolizën ndaj akumulimit të proteinave beta-amiloide dhe përqendrimin e disa hormoneve (grelina, leptina, GLP-1 dhe GIP) që ndikojnë pozitivisht proceset e të kuptuarit dhe kujtesës duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.
Ekuilibri i mikrobiotës intestinale duket se ka një rol në progresionin dhe parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative dhe nëpërmjet modulimit të gjendjeve inflamatore midis të cilave është dhe plakja. Etiologjia e inflamacionit kronik nuk është sqaruar ende në mënyrë të mjaftueshme. Por dihet se truri është një nga organet më të ndjeshme dhe më të ekspozuar ndaj pasojave të tij dhe ka në degjenerimin konjitiv një shenjë të qartë të plakjes. Në bazën e këtyre fenomeneve janë vërejtur shpesh gjendje të disbiozës. Një popullatë bakteriale e çekuilibruar në favor të baktereve "të këqija" shkakton kështu një gjendje inflamacioni dëmtuese për organet dhe indet nga të cilat zbret një spektër i gjerë patologjish ndër të cilat sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe rezistencë ndaj insulinës dhe pikërisht rënie konjitive dhe demencë.


 

Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC