Shëndetësi

pri52024

Muaji i Sindromit të Zorrës së Irrituar. Simptomat, qasjet ushqimore dhe trajtimet simptomatike

Prilli është muaji që i dedikohet sindromit të zorrës së irrituar, çrregullim i cili prek më shumë se 10% të popullsisë evropiane, veçanërisht gratë e reja. Ai përkufizohet shpesh në mënyrë të gabuar, si kolit, ose zorrë e trashë e irrituar, por në ditët e sotme është cilësuar si një sëmundje shumë më komplekse, e cila shfaqet në intensitete të ndryshme përmes simptomave të shumta.

Sindromi i zorrës së irrituar: Simptomat dhe testet e diagnostikimit
Sindromi i zorrës së irrituar (anglisht: Irritable Bowel Syndrome (IBS)) është një sëmundje që nuk njihet plotësisht dhe është e vështirë për t'u diagnostikuar. Deri para pak kohësh, në momentin që shfaqeshin çrregullime, të tilla si diarreja, dhimbja abdominale dhe fryrja, i referohej gabimisht "kolitit" ose "kolonit të irrituar". Këto terma, të cilat janë të përhapura edhe në ditët e sotme, mund të rezultojnë të papërshtatshme dhe shumë të pasakta. Në fakt, në rastin e parë bëhet fjalë për çrregullime më të bezdisshme se një fryrje e thjeshtë, të tilla si çrregullimet inflamatore, ndërsa në rastin e dytë bëhet fjalë për një problem, që nuk prek vetëm kolonin, por edhe pjesë të tjera të zorrës. Vitet e fundit, edhe falë evolucionit të shkencës mjekësore, është përcaktuar një pamje më e qartë për identifikimin e një sindromi, pra një sëmundje shumë më komplekse e cila shfaqet me intensitet të ndryshëm përmes simptomave të shumta që përfshijnë dhimbje barku dhe shqetësime të shoqëruara me fryrje, diarre dhe/ose kapsllëk, ose të dyja të alternuara. Gratë preken gati dyfish më shumë nga kjo sëmundje, sesa burrat (64% e individëve të prekur nga IBS janë femra). Në Itali, IBS përbën shkakun e dytë të mungesave në punë (pas gripit) dhe mban vendin e parë për nevojat për kujdes shëndetësor.

Ajo është një patologji shumëfaktoriale, e cila përfshin  shumë "sjellje" të organizmit, të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Në fakt, IBS është një çrregullim me natyrë funksionale, i karakterizuar nga shumë faktorë të ndërlidhur, si parregullsia e lëvizshmërisë së zorrëve, nga mbindjeshmëria e organeve të brendshme, inflamacioni në shkallë të ulët, rritja e përshkueshmërisë intestinale dhe nga ndryshimi i mikrobiotës, duke ndikuar në atë që njihet si boshti zorrë-tru e duke krijuar pasoja psikopatologjike dhe duke përfshirë sistemin imunitar. Në qendër të të gjitha këtyre aktiviteteve është mukoza, "mbrojtja" e vërtetë nga bota e jashtme, e cila merr një rol qendror në gjenezën e sindromit. Diagnostikimi i IBS-së është lehtësuar falë kritereve të përshkruara nga Roma IV, të cilat lejojnë përcaktimin e kësaj sëmundjeje dhe udhëzojnë trajtimin e çrregullimeve funksionale gastrointestinale (FGIDs). Grupet ndërkombëtare të ekspertëve në fushën e Çrregullimeve Funksionale Gastrointestinale kanë identifikuar shenjat tipike të IBS-së në shfaqjen e dhimbjes së barkut të shoqëruar me defekimin ose ndryshimin në frekuencën ose pamjen e jashtëqitjes.

Trajtimi i IBS-së: qasjet ushqimore dhe trajtimet simptomatike
Trajtimi tradicional i IBS-së fokusohet kryesisht në qasjet ushqimore dhe trajtimet simptomatike, pra në ofrimin e lehtësimit të simptomave individuale (diarre, kapsllëk dhe dhimbje). Në ditët e sotme, kërkimet shkencore në fushën e substancave natyrore kanë sjellë zhvillime të rëndësishme për trajtimin e këtij sindromi, duke u përpjekur që zgjidhja e simptomës të kryhet nëpërmjet një veprimi fiziologjik dhe jo farmakologjik, duke synuar që të ndërhyjë në shkaktarët e IBS-së.

Një studim ka treguar se si substanca natyrale (përzierje substancash natyrale, të nxjerra nga bimët dhe të grumbulluara siç duhet), të tilla si: rezina, polisakaridet dhe polifenolet. Në veçanti, sinergjia e sistemit të molekulave të bazuara në rezinat e temjanit, polisakaridet e aloes, si dhe polifenolet e kamomilit dhe balsamit të limonit, janë në gjendje të mbrojnë mukozën intestinale duke kontrolluar në mënyrë të zhdrejtë inflamacionin e në të njëjtën kohë duke modeluar përgjigjen imunitare. Ato ndërveprojnë me sipërfaqen e mukozës intestinale, duke formuar një film që mbron mukozën nga kontakti me substancat irrituese dhe në tjetër kundërvepron dëmtimin oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira në mukozë. Rezultatet e këtij studimi përfshinë veprimin mbi lehtësimin e shqetësimeve, të tilla si: dhimbja dhe spazmat (mbindjeshmëria e organeve), rregullimi i lëvizshmërisë intestinale dhe lehtësimi i fryrjes.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC