sht182017
Sindroma e lodhjes kronike mund të menaxhohet dhe në shtëpi
Një program ushtrimesh graduale që vetë-menaxhohen nga pacienti nën drejtimin e një fizioterapisti, mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të sindromës së lodhjes kronike. Faktin e pohojnë për "The Lancet" kërkuesit e udhëhequr nga Lucy Clark nga Queen Mary University, Londër, e cila bashkë me kolegët ka përfshirë në studim 211 pacientë të prekur nga sindroma e lodhjes kronike.
"Për të neutralizuar simptomat e kësaj sindrome rekomandohen terapi fizike graduale, që në përgjithësi kryhen në klinikë nga terapistë të specializuar dhe mund të rezultojnë të kushtueshme për pacientin si në pikëpamjen ekonomike edhe sa i takon angazhimit të kërkuar për të shkuar në klinikë". Për të verifikuar efikasitetin e vetë-menaxhimit duke shmangur vajtjen në klinikë, kërkuesit i kanë ndarë pjesëmarrësit në studim në dy grupe: ku grupit të parë i kanë caktuar kura klinike të specializuara me barna për menaxhimin e simptomave si pagjumësi, dhimbje dhe depresion. Ndërsa pjesëmarrësit e grupit të dytë i kanë udhëzuar që të ndjekin për 12 javë ushtrime graduale. Në këtë rast pasi përcaktohej një rutinë ushtrimesh javore, vetë pacienti zgjidhte një aktivitet shtesë ndaj aktivitetit rutinë.
"Shumë zgjodhën ecjen që mund të fillonte dhe vetëm me 1 minutë në ditë, por që rritej gradualisht në kohëzgjatje dhe intensitet deri me 20% në javë", shprehen autorët që saktësojnë se në 8 javët e para pacientët e grupit të ushtrimeve kishin kryer 8 seksione me specialistin nëpërmjet telefonit ose Skype-it për të sqaruar dyshimet e tyre. Pas rreth 12 javësh 1 pacient në 5 (18%; 17/79) në këtë grup raportoi se ndihej "shumë më mirë", krahasuar me 1 në 20 pacientë (5%; 4/101) të grupit të barnave.
"Ushtrimet e menaxhuara në kushte shtëpie mund të jenë të dobishme për të përmirësuar trajtimin, pasi i lejon pacientit që të shmangë lodhjen dhe kostot e klinikës, - thotë Clark që më pas përfundon, - megjithatë nevojiten studime të mëtejshme për të treguar se efekti pozitiv zgjat edhe përtej 12 javëve".
The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(16)32589-2 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)32589-2/fulltext