Mirëqenie

jan92018

Tumori i gjirit: Ndërprerja e mjekimit rregullon cilësinë e jetës

Gratë e prekura nga tumori i gjirit, që për të ulur rrezikun e përsëritjes, ndjekin një terapi endokrine të gjatë me letrozol, mund ta ndërpresin kurën për tre muaj në vit, pa e humbur kështu efektin mbrojtës të barit, por duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Këtë e tregojnë rezultatet e studimit "Sole", zhvilluar nga Grupi Ndërkombëtar i Studimit të Kancerit të Gjirit (IBCSG), në bashkëpunim me Grupin Ndërkombëtar të Gjirit (BIG), dy organizata jofitimprurëse ndërkombëtare që i janë përkushtuar kërkimit dhe koordinimit të studimeve në këtë sektor. Në studim janë rekrutuar rreth 4900 paciente që kishin plotësuar tashmë terapinë endokrine post kirurgjike 4-6 vjeçare, në periudhën nëntor 2007-korrik 2012 në 22 vende në të gjithë botën. Trajtimi zgjati mesatarisht 5 vjet, por gratë vazhduan të ndiqeshin për të vlerësuar prognozën në terma afatgjatë.
"Ky ka qenë studimi më i madh i zhvilluar deri më sot, në lidhje me mundësinë për të reduktuar (i ashtuquajturi: përshkallëzim) terapinë endokrine parandaluese afatgjatë", ka thënë Marco Colleoni, drejtor i seksionit të Senologjisë Mjekësore në Institutin Europian të Onkologjisë (IEO) në Milano, bashkëdrejtues i IBCSG-së dhe autor kryesor i studimit të publikuar. "Rezultatet sigurojnë informacione klinikisht të rëndësishme për pacientet: Ato që vuajnë veçanërisht nga efektet anësore të terapisë endokrine të zgjatur, mund të përfitojnë nga ndërprerjet e përkohshme të trajtimit". Terapia e gjatë me letrozol (frenues i enzimës aromatase), pas pesë vjetësh terapi endokrine është aprovuar dhe përdorur në të gjithë botën për gratë në menopauzë që janë operuar për shkak të tumorit të gjirit, që janë të ndjeshme nga hormonoterapisë dhe me linfonodule e aksiliare pozitive. Gjithsesi, shumë gra vuajnë shumë nga efektet anësore që ka terapia, kryesisht nga çrregullimet e humorit dhe të gjumit, si edhe nga afshet e nxehta.
Kërkuesit e kanë përshkruar studimin "Sole" si një studim klinik me përzgjedhje rastësore, i fazës së tretë, te gratë në postmenopauzë me karcinomë të gjirit që mund të operohet dhe me linfonodule aksiliare pozitive, të shëruara pas 4-5 vjetësh terapie endokrine parandaluese (post kirurgjike). Terapia e mëparshme endokrine përfshinte tamoxifene-n, modulator përzgjedhës i receptorit estrogjenik (SERM) ose një frenues të aromatases (letrozol, anastrozol ose exemestane), ose një pjesë të këtyre barnave. Gjatë studimit, pacientet mund të merrnin trajtimet e mëposhtme: 5 vjet letrozol të vazhdueshëm (2,5 mg në ditë, nga goja) ose 5 vjet letrozol me ndërprerje (2,5 mg, në ditë, nga goja, që merren për 9 muajt e parë në vitet 1-4 dhe pastaj në vazhdimësi për 12 muaj gjatë vitit të pestë). Simptomalogjia që kanë raportuar pacientet dhe cilësia e jetës së tyre e vlerësuar gjatë trajtimit, ka rezultuar në favor të marrjes me ndërprerje të letrozolit. Në veçanti, në kuptimin e mirëqenies fizike, të humorit dhe të shqetësimeve të gjumit, ka patur një përkeqësim më të vogël në rastet e marrjes me ndërprerje, krahasuar me marrjen klasike të vazhdueshme.
Gjithashtu, gjatë marrjes me ndërprerje është vënë re një përmirësim i dukshëm edhe në afshet e nxehta.
Por, jo vetëm kaq. Studimi "Sole" ka treguar se, në grupin e gjerë të studimit, ndërprerja e trajtimit për 3 muaj në vit gjatë terapisë parandaluese me frenues të aromatases, redukton rrezikun e rikthimit të sëmundjes po aq sa edhe në marrjen e vazhdueshme të trajtimit.


Lancet Oncol, 2017 November 17 [Epub ahead of print]
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29158011


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC