Farmaci

qer12020

Ribociclibi merr indikacionin për tumorin e përparuar të gjirit në premenopauzë

Inhibitori përzgjedhës i kinazës së varur nga ciklina, ribociclib, i prodhuar nga Novartisi me emrin tregtar Kisqali®, është aprovuar nga Agjencia Italiane e Barnave për trajtimin e grave në pre- ose peri-menopauzë, me kancer të gjirit të përparuar ose metastatik Hr +/Her2-, në kombinim me terapinë endokrine dhe një agonist të hormonit lëshues të hormonit luteinizues (Lh-Hr).

Ribociclibi ishte i vetmi inhibitor i kinazës së varur nga ciklina Cdk4/6 që ka arritur, së bashku me një inhibitor të aromatazës, një mbijetesë të përgjithshme, konsiderueshëm më të gjatë te gratë para dhe në peri-menopauzë, me tumor të avancuar ose metastatik të gjirit. "Në Itali jetojnë mbi 37,000 gra me tumor gjiri metastatik. Prej tyre, 3,700 janë 40-49 vjeç dhe janë në kulm  të jetës së tyre familjare dhe profesionale", shpjegon Lucia Del Mastro, drejtuese e Njësisë së Gjirit në spitalin IRCCS Poliklinika San Martino në Xhenova. Në këto raste, duke pasur parasysh ndikimin e sëmundjes në të gjithë familjen, nevojiten terapi të reja që garantojnë një jetë të përshtatshme në kuptimin sasior dhe cilësor".

Michelin De Laurentiis (Instituti Kombëtar i Tumoreve IRCCS, Fondacioni G. Pascale i Napolit), shton: "Ribociclibi ka treguar se zgjat në mënyrë të konsiderueshme jetën e grave pas menopauzës. Një rezultat që na afron gjithnjë e më shumë me kronicizimin e kancerit të përparuar të gjirit, një objektiv themelor i trajtimit të kësaj patologjie". Antonio Perrino nga ASL Brindisi, president i zgjedhur i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore, nënvizon: "Po flasim për paciente të reja, me kancer të përparuar të gjirit që duhet të kujdesen menjëherë dhe vazhdimisht për shkak të fazës së sëmundjes që po kalojnë, veçanërisht në një moment veçanërisht të brishtë, gjatë emergjencës së coronavirusit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC