Farmaci

tet52018

Tumori metastatik i gjirit. EMA aprovon terapinë e re shpresëdhënëse

Tumori metastatik i avancuar i gjirit, një nga më të vështirët për t'u trajtuar, mund të shndërrohet në një sëmundje kronike, falë barit të ri, të quajtur abemaciclib, që sapo është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Kjo është bërë e ditur në një deklaratë, ndërmarrja prodhuese Lilly. Terapia është aprovuar për përdorim te gratë me karcinomë mamare të ndjeshme ndaj hormoneve, në stad lokalisht të përparuar, jo të operueshëm apo metastatik dhe për pacientet te të cilat sëmundja përparon sepse bëhet rezistente ndaj terapisë hormonale dhe është shfaqur në gjendje të dyfishojë mbijetesën e lirë nga përparimi i sëmundjes.

"Abemaciclibi, shpjegon shënimi, në saje të selektivitetit të tij të jashtëzakonshëm dhe të profilit të ndryshëm të sigurisë, është i vetmi frenues i CDK4 dhe 6 që mund të administrohet në vazhdimësi, duke penguar vazhdimisht stimulin neoplastik ndaj përhapjes së qelizave.

"Abemaciclibi është bari i tretë në klasën e frenuesve të CDK 4 dhe 6 që është miratuar nga EMA, shpjegon Pierfranco Conte, profesor i onkologjisë mjekësore në Universitetin e Padovës dhe drejtor i njësisë së onkologjisë mjekësore 2 në Institutin Onkologjik të Venedikut.

CDK-të janë proteina që rregullojnë ndarjen dhe në këtë mënyrë, proliferimin e qelizave, veçanërisht në disa tumore. Në veçanti, frenimi selektiv i këtyre proteinave në nivelin e qelizave tumorale paraqet një objektiv të rëndësishëm për kontrollin e rritjes së tumorit. "Bllokimi" i CDK-ve nënkupton reduktimin e përparimit të tumorit, ngadalësimin ose vonimin e ndarjes së qelizave neoplastike".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC