Farmaci

gus22022

Kanceri i gjirit. Një model i ri për eksperimentimin e terapive të reja

Në një artikull të publikuar në revistën Molecular Cancer nga disa studiues të Institutit Kombëtar Italian të Tumoreve "Regina Elena" (IRE)  përshkruhet përdorimi i organoideve qelizore në tre dimensione, për të karakterizuar më mirë mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të procesit metastatik dhe për të vlerësuar efektivitetin e çdo terapie të re.

Aktualisht është shumë e vështirë të parashikohet fillimi i metastazave te pacientet me kancer gjiri. Prandaj është i nevojshëm identifikimi i shënjuesve prognostikë të sëmundjes metastatike dhe karakterizimi i tyre në mënyrë që të zhvillohen strategji të reja dhe efektive terapeutike.

Objektivi kryesor i studimit ishte përcaktimi i kushteve optimale të kulturës për organizimin e organoideve nga lezionet metastatike të kancerit të gjirit dhe që rrjedhin nga vende të ndryshme, si truri, shtylla kurrizore, mushkëritë dhe lëkura. Rezultatet e marra sugjerojnë se organoidet që rrjedhin nga lezionet metastatike mund të bëhen modele eksperimentale premtuese për zhvillimin e terapive novatore dhe të synuara, për t'u vlerësuar fillimisht në laborator dhe më pas për t'ua propozuar ato pacientëve, qoftë edhe në një kohë të shkurtër.

Gennaro Ciliberto, drejtor shkencor i IRE-s, duke komentuar mungesën e studimeve mbi organoidet që rrjedhin nga lezionet metastatike, tha: "Është një studim novator sepse sqaron se si mund të parashikojmë përgjigjen ndaj barnave në mënyrë të synuar duke filluar nga biopsitë e metastazave tumorale".

"Në këtë studim kemi përzgjedhur katër pacientë me metastaza dhe mutacione të gjenit PIK3CA dhe dy me metastaza pa mutacione të gjenit PIK3CA", shpjegon koordinatori i studimit Giovanni Blandino. "Në veçanti, vazhdon Blandino, pas trajtimit të organoideve me alpelisib, një medikamentet specifik për kancerin e gjirit me mutacione të gjenit PIK3CA, pati një përgjigje të rëndësishme ndaj medikamentit falë një reduktimi të kapacitetit proliferativ të qelizave, në organoidet që rrjedhin nga metastazat me mutacion të gjenit PIK3CA, pavarësisht nga vendi i origjinës metastatike. Organoidet e lezioneve metastatike pa mutacione në gjenin PIK3CA ishin të pandjeshëm ndaj trajtimit, siç edhe pritej.

"Ndryshe nga sistemet e tjera eksperimentale, të tilla si qelizat në kulturën me një shtresë ose kafshët laboratorike në të cilat një pjesë e një tumori është transplantuar, organoidet duket se ruajnë vetitë morfologjike dhe gjenetike të tumorit nga e kanë origjinën, një avantazh i dukshëm për besueshmërinë e eksperimentit. Gjithashtu, për këtë arsye, organoidet në disa aspekte mund të konsiderohen si një lloj avatari tredimensional i çdo pacienti, si dhe janë mjete shumë të dobishme për karakterizimin e çdo tumori", përfundon Blandino.

 

Burimi:

A PIK3CA-mutant breast cancer metastatic patient-derived organoid approach to evaluate alpelisib treatment for multiple secondary lesions | Molecular Cancer | Full Text (biomedcentral.com)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC