jan222018
Ende nuk aplikohen të gjitha rregullat e gjumit të sigurt për bebet
Sipas një dokumenti të publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC) në Shtetet e Bashkuara, praktikat për t'u garantuar të sapolindurve një gjumë të sigurt, të rekomanduara nga Akademia Amerikane e Pediatërve (AAP), mes të cilave: pozicionimi i fëmijëve në shpinë kur flenë, ndarja e dhomës me prindërit, mbrojtja e dhomës së gjumit nëpërmjet eliminimit të objekteve dhe shtresat e buta, ende sot, nuk aplikohen në mënyrën më të mirë.
"Janë vënë re përmirësime të dukshme në reduktimin e vdekjeve të lidhura me gjumin e fëmijës që nga vitet '90, por në Shtetet e Bashkuara ndodhin akoma çdo vit rreth 3.500 vdekje të lidhura me gjumin te fëmijët", konfirmon Jennifer Bombard-i, autore kryesore e studimit.
CDC-ja ka ekzaminuar të dhënat në vitin 2015 për pozicionin e fjetjes jo me shpinë te të sapolindurit, mbi ndarjen e krevatit dhe mbi përdorimin e materialit të butë në shtrat, si dhe tendencën për t'i vënë fëmijët në gjumë jo me kurriz, duke u mbështetur në të dhënat e referuara nga nënat e reja në periudhën 2009-2015.
Në vitin 2015, 21,6% e grave të intervistuara nga 32 shtete, kanë thënë se e vinin fëmijën në gjumë jo me shpinë dhe përqindja varionte nga 12,2% në Uiskonsin, në 33,8% në Luizianë. Pjesa më e madhe e të intervistuarave që i vinin fëmijët të flinin në pozicionin jo me shpinë ishin jo hispanike, me moshë më të vogël se 25 vjeç dhe me arsim më pak se 12 vjeçar, që kishin marrë pjesë në programe specifike për ushqyerjen në shtatzëni.
Tendenca në 15 shtete për ta vendosur fëmijën në pozicion jo në shpinë është pakësuar dukshëm nga viti 2009 (27,2%) në vitin 2015 (19,4%). Në vitin 2015, më shumë se gjysma e të intervistuarave (61,4%) në 14 shtete ka pranuar se ndante krevatin me fëmijën dhe 38,5% në 13 shtete dhe në Nju Jork, ka thënë se përdorte çarçafë të butë dhe mbulesa përgjithësisht me mbushje, për të shmangur gungat dhe batanijet e trasha. Autorët përfundojnë duke thënë se një implementim më i madh i praktikave të gjumit të sigurt, mund të ndihmojë në reduktimin e vdekshmërisë të lidhura me gjumin te foshnjat dhe se disa ndërhyrje të bazuara në prova, mund të shtojnë përdorimin e praktikave të sigurta të gjumit, në veçanti mes popullsive ku të sapolindurit janë në rrezik më të madh për vdekje të lidhura me gjumin.
MMWR 2018. Doi: 10.15585/mmwr.mm6701e1
https://www.cdc.gov/mmwr/volumes/67/wr/mm6701e1.htm?s_cid=mm6701e1_w