Mirëqenie

tet182018

Nëse cistiti përsëritet shpesh, zgjidhje është konsumi i një sasie më të madhe të ujit

tags: UJI, cistit

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "JAMA Internal Medicine", pirja e një sasie më të madhe të ujit, mund të jetë një strategji efektive antimikrobike për të parandaluar cistitin e përsëritur te gratë në paramenopauzë me rrezik të lartë të përsëritjes, të cilat marrin pak lëngje gjatë ditës. "Shpesh, rekomandohet një hidratim më i madh si masë parandaluese për gratë me cistiti të përsëritur, por të dhënat mbështetëse janë të pakta. Kjo është arsyeja pse ne donim të vlerësonim efektivitetin e kësaj mase në frekuencën e cistitisit të përsëritur te gratë para menopauzës", thotë Thomas Hooton (Universiteti i Miamit, Florida), autor kryesor i studimit. Për 12 muaj, studiuesit studiuan 140 femra me cistitis të përsëritur, me një moshë mesatare prej 35.7 vjetësh, të cilat kishin paraqitur të paktën tre episode në vitin e kaluar dhe që pinin më pak se 1.5 litra ujë në ditë.

Vlerësimet e marrjes së përditshme të lëngjeve, hidratimit urinar dhe simptomave të cistitit u kryen në fillim, në vizita pas gjashtë dhe dymbëdhjetë muajsh dhe me telefonata mujore. Pjesëmarrëset u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të pirë 1.5 litra ujë në ditë (grupi i ndërhyrjes) ose asnjë lëng tjetër (grupi i kontrollit) përveç konsumit normal të lëngjeve. Rezultati kryesor ishte frekuenca e cistitit të përsëritur në harkun e 12 muajve, ndërsa rezultatet dytësore përfshinin numrin e regjimeve antimikrobike të përdorura, intervalin mesatar ndërmjet episodeve të cistitit dhe masat për hidratimin urinar.

Në përgjithësi, u vunë re 327 episode të cistitit, 111 në grupin e trajtimit dhe 216 në grupin e kontrollit. Numri mesatar i regjimeve antimikrobike që përdoren për trajtimin e episodeve të cistitit ishte respektivisht e barabartë me 1.9 dhe 3.6 dhe intervali kohor mesatar në ditët me episode të cistitit ishte 142, 8 përkundër 84.4. Deri në 12 muaj, pjesëmarrësit në grupin e trajtimit, krahasuar me ata të grupit të kontrollit, kanë shfaqur një rritje të vëllimit mesatar të urinës (1.4 në krahasim me 0.1 L) dhe pakësim të osmolaritetit të urinës (-402,8 krahasuar me -24.0 mOsm/kg).

 

JAMA Inter Med 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.4204
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/fullarticle/2705079


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC