Ushqyerje

kor312024

Valët e të nxehtit. Mos konsumoni pije joalkoolike për të shuar etjen

Me temperaturat jashtëzakonisht të nxehta gjatë verës, është normale që të kërkoni freski të menjëhershme. Pijet e ëmbla, në shumë ngjyra e shije, me gaz ose jo, duket se janë zgjidhja ideale për të shuar etjen. Megjithatë, këto pije joalkoolike fshehin disa rreziqe: përmbajnë kalori të një cilësie të dobët dhe nxisin një rreth vicioz duke aktivizuar urinë. Prandaj, nuk këshillohet konsumimi i pijeve joalkoolike me sheqer për të shuar etjen, sidomos në sasi të mëdha gjatë të nxehtit.

Pse duhet t'i shmangi pijet me sheqer?
Këto lloj pijesh përmbajnë shumë kalori: një dozë standarde prej 330 ml ka më shumë se 150 kkal. Ato janë kalori që vijnë nga sheqernat e përpunuara, si glukoza, të cilat përthithen menjëherë nga organizmi, duke shkaktuar rritje të glicemisë, të pasuar nga një rënie e shpejtë e saj, që shton urinë. Ky mekanizëm u demonstrua nga një eksperiment gjatë të cilit, një grupi vullnetarësh iu ofrua një pije joalkoolike dhe një tjetri një gjysmë panine. Më pas të dyja grupet mund të hanin ushqim sipas dëshirës. Ata që kishin konsumuar pijen e ëmbël hanin më shumë ushqim sesa ata që kishin ngrënë paninen, pavarësisht se kaloritë ishin njësoj. Kjo tregon efektin e shtimit të glicemisë të pasuar nga rënia dhe rikthimi i urisë.

Çfarë të pini për të shuar urinë
Gjatë verës, në momentin që keni më shumë etje, duhet ta shmangni këtë ngarkesë sheqernash. Uji mbetet opsioni më i mirë për të shuar etjen. Për ata që preferojnë shijet e ëmbla, pijet me ëmbëlsues përbëjnë një alternativë të sigurt dhe të përdorur prej kohësh. Megjithatë, kjo varet nga individët. Një i ri i dobët në trup mund t'ia lejojë vetes një pije me sheqer, pasi sistemi i kontrollit metabolik të tyre funksionon mirë. Një individ në mesomoshë, ndoshta edhe pak mbipeshë, duhet ta shmangi për të mos rrezikuar që glicemia të rritet në nivelet e paradiabetit, nëse ky mekanizëm përsëritet.

Edhe lëngjet e frutave mund të përmbajnë sheqerna të shtuar, kështu që është thelbësore të lexohet me kujdes etiketa, duke i kushtuar vëmendje përqindjeve të frutave të përdorura.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC