Mirëqenie

dhj52018

Del raporti vjetor në lidhje me ndryshimet klimatike. Mesdheu, ndër më të cenueshmit

Raporti i vitit 2018 "Countdown on Health and Climate Change" i publikuar te "Lancet", skicon një panoramë shqetësuese dhe thekson se pavarësisht se janë të dukshme tendencat premtuese, financimet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, nuk janë akoma në lartësinë e vendimeve të ndërmarra në marrëveshjen e Parisit.
Dokumenti vjetor përmend 41 indikatorë në pesë zona në lidhje me ndikimin, ekspozimin dhe cenueshmërinë për shkak të ndryshimeve klimatike; përshtatja, planifikimi dhe elasticiteti për shëndetin; veprimet e zbutjes dhe bashkë-përfitimet shëndetësore; financa e ekonomia dhe përdorimi publik dhe politik.

Ndërmjet konkluzioneve kryesore të raportit, vihet re se përqindja e popullsisë globale e cenueshme nga vdekja dhe sëmundjet që lidhen me të nxehtin, po rritet dhe, pavarësisht një rritjeje mesatare të temperaturës globale me 0,3°C nga viti 1986 deri në vitin 2017, rritja mesatare e temperaturës ndaj së cilës janë ekspozuar njerëzit, ka qenë më shumë se dyfishi i kësaj, pra, 0,8°C. Këto efekte janë veçanërisht të theksuara te popullsitë që kanë rritje në numrin e personave të moshuar, personave që jetojnë në qytet dhe personave me sëmundje të patransmetueshme, prandaj Europa dhe Mesdheu perëndimor janë më të cenueshëm sesa Afrika dhe Azia jug-perëndimore, sepse në këto zona ka shumë të moshuar që jetojnë në qytet.

Duke folur për shifrat, në 2017-tën, 157 milionë individë të cenueshëm kanë qenë të ekspozuar ndaj valëve të të nxehtit në nivel global dhe 153 miliardë orë pune janë humbur për shkak të ekspozimit ndaj të nxehtit. Autorët iu referohen tendencave premtuese në zonat kyçe për shëndetin, ndërmjet të cilave eliminimi gradual i karbonit, përdorimi i metodave më të shëndetshme e më të pastra të transportit dhe përshtatja e sistemit shëndetësor, edhe pse kundërmasat janë të ngadalta dhe të kushtueshme për t'u vënë në zbatim në praktikë.
"Ndryshimet aktuale në valët e të nxehtit dhe në aftësinë e punës janë demonstrim i ndikimit mbytës të parashikuar në shëndetin publik nëse temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Mungesa e përparimeve në reduktimin e emetimeve dhe në ndërtimin e aftësive ripërtëritëse, kërcënon jetën e sistemet shëndetësore dhe duhet të trajtohet për të shmangur ndërprerjen e infrastrukturave të shëndetit publik dhe të shërbimeve shëndetësore", konfirmon Hilary Graham (Universiteti i Jorkut, Mbretëria e Bashkuar), bashkë-autore e raportit.

 

The Lancet 2018. Doi: 10.1016/S0140-6736(18)32594-7
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(18)32594-7/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC