pri102019
Ëmbëlsuesit pa sheqer. Nuk konfirmohen përfitimet prej tyre
Nuk ka prova të qëndrueshme që tregojnë se shëndeti ka përfitime të rëndësishme nga ëmbëlsuesit pa sheqer dhe nuk përjashtohet që këta të fundit janë një burim i mundshëm dëmesh, sipas asaj që sugjeron një rishikim i literaturës, i publikuar në "British Medical Journal".
"Ndonëse shumë ëmbëlsues pa sheqer janë aprovuar për përdorim, nuk dimë shumë mbi përfitimet dhe dëmet e mundshme që kemi prej tyre, kur merren në sasira të pranueshme, duke qenë se provat janë shpesh të kufizuara dhe kontradiktore", shpjegon Ingrid Toews (Universiteti i Friburgut, Gjermani), autore kryesore e studimit. Për të kuptuar më mirë këto përfitime dhe dëme të mundshme, kërkuesit kanë analizuar 56 studime që kanë krahasuar te të rriturit dhe fëmijët e shëndetshëm, mosmarrjen ose marrjen jo të mirë të ëmbëlsuesve pa sheqer, me konsumimin më të madh të tyre. Kontrolli është bërë mbi peshën, gliceminë, shëndetin oral, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet renale, humorin dhe sjelljen.
Në përgjithësi, rezultatet tregojnë se, për pjesën më të madhe të të dhënave, nuk duhet se ka dallime statistikisht apo klinikisht të rëndësishme mes atyre që u janë ekspozuar ëmbëlsuesve pa sheqer dhe atyre që nuk janë ekspozuar ndaj tyre, ose mes dozave të ndryshme të ëmbëlsuesve. Gjithsesi, autorët konfirmojnë se janë të nevojshme studime afatgjata për të sqaruar nëse ëmbëlsuesit pa sheqer janë një alternativë e sigurt dhe efikase krahasuar me sheqerin.
Në një editorial shoqërues, Vasanti Malik (Shkolla e Shëndetit Publik, Harvard T.H. Chan), pajtohet me nevojën për t'u thelluar në këtë argument dhe në bazë të provave ekzistuese, konfirmon se përdorimi i ëmbëlsuesve pa sheqer si zëvendësues të sheqernave të lira, në veçanti në pijet e ëmbla, mund të jetë një strategji e nevojshme për të reduktuar rrezikun kardiometabolik mes konsumatorëve të pijeve të tilla, me objektivin final për t'i zëvendësuar ato me ujin dhe pijet e tjera të shëndetshme.
BMJ. 2019. doi: 10.1136/bmj.k4718
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30602577
BMJ. 2019. doi: 10.1136/bmj.k5005
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30606710