Mirëqenie

jan162020

Psikobiotikët. Probiotikët që ndihmojnë gjumin dhe përmirësojnë humorin

Nga një studim i publikuar në "Frontiers in Behavioral Neuroscience" dhe i zhvilluar nga kërkuesit e Universitetit të Kolorados, në bashkëpunim me kolegët e Universitetit të Uashingtonit dhe të Mead Johnson Nutrition në Evansvil, del se një ferment laktik fiziologjik, Lactobacillus rhamnosus HN001, mund të ndihmojë për të bërë gjumë të mirë.

Bëhet fjalë për një nga studimet e shumta që tregojnë se si probiotikët dhe mikrobiota intestinale, bakteret që jetojnë në simbiozë me njeriun, mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe jo vetëm: veprimi i tyre në nivelin cerebral është më i gjerë me rëniet pozitive të humorit te njerëzit, aq sa specialistët për disa prej tyre, kanë krijuar një emër të ri: psikobiotikë.
L. rhamnosus ndikon në cilësinë e gjumit duke korrigjuar gjendjen e disbiozës, pra, të ndryshimit të ekuilibrit të mikrobiotës intestinale dhe përmes prodhimit të acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër (si për shembull acidi butirrik) që sipas studimeve të ndryshme, janë në gjendje të kontrollojnë shprehjen e gjeneve që kontrollojnë ritmet gjumë-zgjim. Përveç këtij kërkimi të sapopublikuar, kërkime të tjera tregojnë se si modifikimet e mikrobiotës intestinale mund të shkaktojnë ndryshime të gjumit, ndërsa probiotikë të tjerë, përkundrazi, mund të kenë efekt të kundërt, duke e bërë më të ndërlikuar fjetjen.

Ndikimi i mikrobiotës dhe probiotikëve te gjumi është një nga temat që do të trajtohet në Milano, më 18 janar, gjatë kuvendit "Ankthi, stresi dhe çrregullimet e gjumit: si ndikon mikrobiota në shëndetin tonë mendor", sponsorizuar nga Shoqata e Psikologjisë së Integruar dhe Plotësuese (APIC). I pranishëm në kuvend do të jetë psikiatri Claudio Mencacci (Fatebenefratelli - Sacco, Milano) dhe Ted Dinan, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Korkut dhe një ndër ekspertët më të mëdhenj të boshtit intestin-tru. Takimi ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bromatech s.r.l., ndërmarrje e specializuar në kërkimin dhe zhvillimin e produkteve të shëndetit me bazë probiotikët.


Deklaratë për shtyp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC