Mirëqenie

mar232022

Ushtrimet fizike. Një mënyrë për të luftuar diabetin dhe depresionin pas Covid-19

Duket se ushtrimet fizike mund të luftojnë disa pasoja të COVID-19. Sipas një studimi të ri të koordinuar nga studiuesit në Qendrën Kërkimore Biomjekësore Pennington, SHBA, ushtrimet fizike mund të thyejnë rrethin vicioz të inflamacionit që, muaj pas infektimit, mund të çojë në zhvillimin e diabetit dhe depresionit. "Ushtrimi lehtëson pasojat neuropsikiatrike dhe endokrine të COVID-19 të shkaktuara nga stresi kronik psikologjik, çrregullimi i sistemit imunitar dhe hiperinflamacioni", thonë studiuesit.

"Ne e dimë se aktiviteti fizik është një komponent themelor i një jete të shëndetshme. Ky hulumtim tregon se stërvitja mund të përdoret për të thyer reaksionin zinxhir të inflamacionit që çon në nivele të larta të sheqerit në gjak dhe më pas në zhvillimin ose përparimin e diabetit të tipit 2", shpjegoi John Kirwan, nënshkruesi i fundit i artikullit të botuar në Exercise and Sport Sciences Reviews. Siç dihet, shumë njerëz që kalojnë COVID-19 mund të vuajnë nga ai që quhet long-COVID, i cili ka disa simptoma, përfshirë dhimbje muskulore, një lloj mjegullimi mendor dhe lodhje, e cila mund të zgjasë edhe me muaj të tërë.

Siç shpjegoi autorja kryesore Candida Rebello, long-Covidi dihet se shkakton depresion dhe rrit nivelet e glukozës në gjak deri në pikën ku individi zhvillon ketoacidozën e rrezikshme diabetike, e zakonshme mes të sëmurëve me diabet të tipit 1. "Ushtrimet mund të ndihmojnë pasi ndikojnë në inflamacionin që rrit sheqerin në gjak dhe në zhvillimin dhe përparimin e diabetit dhe depresionit klinik", tha ajo. Në çdo rast, sipas autorëve, nuk është e nevojshme të bëhen përpjekje të mëdha. "Ecja ngadalë është gjithashtu një stërvitje", tha Rebello.

"Idealisht, ju duhet të bëni një seancë ushtrimesh 30-minutëshe, por nëse mund të bëni vetëm 15 minuta në herë, provoni të bëni dy seanca 15-minutëshe. Nëse mund të ecni vetëm 15 minuta një herë në ditë, bëjeni. E rëndësishme është ta provoni. Nuk ka rëndësi nga ia filloni. Mund ta rrisni gradualisht, në nivelin e rekomanduar të ushtrimeve", saktësoi ai.

 

Exercise and Sport Sciences Reviews 2022. Doi: 10.1249/JES.0000000000000284.
https://doi.org/10.1249/JES.0000000000000284


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC