Shëndetësi

mar262021

Simptomat post-Covid. Janë në rrezik, edhe ata që nuk kalojnë forma të rënda të sëmundjes

Disa njerëz që, megjithëse nuk janë shtruar në spital për infeksion të rëndë Sars-CoV-2, kanë qenë të sëmurë me Covid-19, vuajnë nga "long-Covid", domethënë një periudhë e gjatë pas shërimit, e karakterizuar nga "mjegullimi i trurit" dhe lodhja e vazhdueshme, që ndikojnë në cilësinë e jetës.  "Shumica e njerëzve të infektuar me Sars-CoV-2, nuk kanë nevojë për shtrim në spital. Sidoqoftë, disa zhvillojnë simptoma të zgjatura. Ne jemi përpjekur të karakterizojmë spektrin e manifestimeve neurologjike në këtë popullatë me long-Covid", shpjegon Edith Graham (Universiteti Northwestern, Shkolla e Mjekësisë Feinberg, Çikago), autore kryesore e punimit të botuar në "Annals of Clinical Translational Neurology".

Kërkuesit studiuan në mënyrë perspektive 100 pacientët e parë të njëpasnjëshëm (50 Sars-CoV-2 pozitivë dhe 50 negativë), të trajtuar në institucionin e tyre në periudhën maj-nëntor 2020. Mosha mesatare e pacientëve ishte 43.2 vjeç dhe 70% ishin femra. Për të gjithë pjesëmarrësit është regjistruar frekuenca e simptomave neurologjike dhe u analizua cilësia e jetës, si dhe rezultatet e vlerësimeve konjitive të standardizuara. Analiza e të dhënave tregoi se sëmundjet më të shpeshta bashkëshoqëruese të raportuara nga pjesëmarrësit ishin depresioni dhe ankthi (42%) dhe sëmundjet autoimune (16%). Manifestimet kryesore neurologjike ishin "mjegullim i trurit" (81%), dhimbje koke (68%), mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash (60%), disgeusi (59%), anozmi (55%), mialgji (55%).

Përveç kësaj, 85% e pacientëve kanë vuajtur edhe nga një ndjesi lodhjeje. Pacientët që kishin qenë të infektuar me Sars-CoV-2 kanë patur rezultate më të këqija në detyrat konjitive të vëmendjes dhe të kujtesës së punës sesa një popullsi amerikane me të njëjtin nivel demografik. Autorët theksojnë se do të nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar patogjenezën e Sars-CoV-2 në sistemin nervor. "Megjithëse te pacientët e shtruar në spital të cilët kanë zhvilluar encefalopati, është hamendësuar përfshirja e hipoksemisë, inflamacionit sistematik, koagulopatisë dhe neuroinvazionit, në "long-Covid", mund të jetë përfshirë edhe një mekanizëm autoimun", përfundojnë studiuesit.


Annals Clin Translat Neurology 2021. Doi: 10.1002/acn3.51350
http://doi.org/10.1002/acn3.51350 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC