Mirëqenie

dhj82022

Inulina mund të nxisë një inflamacion të ngjashëm me alergjinë

Inulina mund të nxisë një lloj inflamacioni të ngjashëm me alergjinë në mushkëri, intestin dhe pjesë të tjera të trupit, sipas një studimi të botuar në Nature.

"Sasi të vogla të inulinës janë të pranishme te frutat dhe perimet, të tilla si bananet, shpargujt dhe hudhrat dhe në suplementet ushqimore. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se inulina rrit popullatat e specieve të dobishme bakteriale intestinale, të cilat nga ana tjetër rrisin nivelet rregullatore të qelizave T (Treg)", thotë bashkautori David Artis nga Weill Cornell Medicines.

Studiuesit u përpoqën të ekzaminonin në thellësi efektet e inulinës. Për këtë, ata ushqyen disa minj me një dietë të pasur me fibra me bazë inuline për dy javë, më pas analizuan ndryshimet midis këtyre kafshëve dhe të tjerave që ishin ushqyer me një dietë me mungesë inuline. 

Një ndër ndryshimet kryesore të vërejtura ishte se dieta e bazuar në inulinë nxiti nivele dukshëm më të larta të qelizave të bardha eozinofilike në intestin dhe mushkëri, një shenjë klasike e inflamacionit të tipit 2 që zakonisht është vëne re te alergjitë sezonale dhe astma.

Ekspertët zbuluan se përgjigja eozinofile ndërmjetësohet nga qelizat imune, grupi i qelizave limfoide të lindura 2 (ILC2). Ato u aktivizuan nga nivelet e larta të acideve biliare në gjak, të cilat  nga ana tjetër ndodhën si rezultat i rritjes së induktuar nga inulina e Bacteroidetes. Eliminimi i receptorit të acidit biliar eliminoi inflamacionin e induktuar nga inulina, duke sugjeruar që ndryshimet e shkaktuara nga mikrobiota në metabolizmin e acidit biliar janë baza e efekteve të inulinës.

Kjo nuk do të thotë se inulina ka gjithmonë një efekt të dëmshëm. Në të vërtetë, eksperimentet konfirmuan gjithashtu aftësinë e inulinës për të përmirësuar qelizat antiinflamatore Treg, të cilat në shumë raste mund të kapërcejnë një ndikim të caktuar pro-inflamator. Për më tepër, një përgjigje imune e tipit 2, e cila në intestin dhe mushkëri përfshin rritjen e prodhimit të mukusit që mbron indet, nuk është domosdoshmërisht e dëmshme te njerëzit e shëndetshëm, në të vërtetë, te minjtë inflamacioni i shkaktuar përmirësoi mbrojtjen kundër infeksionit të helminthit. Studiuesit janë duke planifikuar të studiojnë efektet imune të llojeve të ndryshme të fibrave dhe suplementeve të tjera dietike, në gjendje të ndryshme shëndetësore dhe patologjike.

 

Nature 2022. Doi: 10.1038/s41586-022-05380-y
https://doi.org/10.1038/s41586-022-05380-y


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC