Mirëqenie

dhj152022

Ndotja atmosferike rrit rrezikun për multimorbiditet

Ndotja atmosferike e shkaktuar nga trafiku rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve fizike dhe mendore në terma afatgjatë, sipas një studimi të botuar në Frontiers in Public Health.

"Multimorbiditeti, i përcaktuar si bashkëjetesa e dy ose më shumë sëmundjeve te i njëjti individ, ka prekur pothuajse një të tretën e të rriturve në kujdesin parësor në Britani, duke rritur koston dhe përdorimin e shërbimeve shëndetësore", tha autorja kryesore e studimit Amy Ronaldson nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës (IoPPN) në King's College Londër, duke shtuar se lidhja midis multimorbiditetit dhe ndotjes atmosferike vazhdon ende të jetë e paqartë.

Për këtë arsye, studimi i IoPPN, më i madhi i kryer deri më tani me synimin për të shqyrtuar nëse ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit lidhet me shfaqjen afatgjatë të patologjive të shumta te i njëjti individ. Për ta bërë këtë, studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Britani, një bazë të dhënash biomjekësore në shkallë të gjerë që përmban informacione anonime gjenetike, të stilit të jetesës dhe shëndetit për gjysmë milioni britanikë.

Pjesëmarrësit, të moshës 40-69 vjeç, u vlerësuan për praninë e 36 gjendjeve kronike fizike dhe 5 gjendjeve të shëndetit mendor, dhe multimorbiditeti u përcaktua si bashkëjetesa e dy ose më shumë e këtyre patologjive. Rezultatet? Nivelet e larta të ndotjes atmosferike si pasojë e trafikut të automjeteve, me grimca të imta 2.5 (PM 2.5) dhe dioksid azoti (NO2), u shoqëruan me një rrezik në rritje për të pasur të paktën dy sëmundje afatgjata, veçanërisht shëndeti neurologjik, respirator, kardiovaskular dhe mendor si depresioni dhe ankthi.

"Njerëzit me multimorbiditet afatgjatë kanë një cilësi më të ulët të jetës si dhe varësi më të madhe nga sistemi shëndetësor, dhe të dhënat tona tregojnë se banorët e zonave me ndotje të lartë atmosferike të lidhur me trafikun kane një rrezik më të lartë për të pasur më shumë patologjitë bashkekzistuese. Kjo nuk vërteton se ndotja shkakton multimorbiditet, por i hap rrugën studimeve të ardhshme mbi këtë temë për të sqaruar nëse masat e thjeshta për të ulur nivelet e trafikut mund të përmirësojnë potencialisht cilësinë e jetës dhe të ulin presionin mbi sistemet shëndetësore", përfundon studiuesja.

 

Frontiers in Public Health 2022. Doi: 10.3389/fpubh.2022.1035415
http://doi.org/10.3389/fpubh.2022.1035415


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC