dhj232022
Stresi dhe depresioni shtojnë rrezikun për demencë
Shqetësimi psikologjik i vetëraportuar në moshë të re është një nder faktorët kryesorë për zhvillimin e demencës, sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open.
"Shqetësimi psikologjik mund të jetë i lidhur ngushtë me pagjumësinë, e cila nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun për problemet e kujtesës. Ai gjithashtu mund të çojë në sjellje të tjera të pashëndetshme ose shmangie të ekzaminimit mjekësor, gjë që rrit rrezikun për demencë," shpjegon autorja kryesore e studimit Sonja Sulkava nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë.
Në analizë u përfshinë 67,688 pjesëmarrës pjesëmarrës në anketat e studimit kombëtar FINRISK (1972, 1977, 1982, 1987, 1992, 1997, 2002 dhe 2007), dhe të dhënat e pacientëve u lidhën me regjistrin shëndetësor finlandez për ndjekjen e demencës dhe vdekshmërisë deri në vitin 2017.
Në mesin e afro 68,000 pjesëmarrësve, afërsisht 8,000 prej tyre u diagnostikuan me demencë në një ndjekje mesatare prej 25 vjetësh. Megjithatë, shumë pjesëmarrës (19,600) vdiqën përpara se të mund të vlerësoheshin për demencën.
Mosha mesatare e vdekjes pa demencë ishte 71 vjeç dhe mosha mesatare në fillimin e demencës ishte 79 vjeç. Ekspertët zbuluan se në përgjithësi, midis simptomave të raportuara nën moshën 45 vjeç, lodhja rrit rrezikun për demencë të mëvonshme me 17%, nervozizmi me 21%, gjendjet depresive me 22% dhe stresi me 24%.
"Pas shqyrtimit të këtyre fenomeneve, ne besojmë se simptomat e shqetësimit psikologjik janë faktorë rreziku etiologjik për demencën", thonë autorët.
"Këto gjetje sugjerojnë se për të zgjidhur enigmën rreth lidhjes së depresionit dhe ankthit me rrezikun për demencë, duhet të shqyrtohen modele të qëndrueshme të perceptimit të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm për periudha të gjata dhe në faza të ndryshme të ciklit jetësor. Përgjigja biopsikosociale dhe menaxhimi i stresit ka të ngjarë të lidhen me rrezikun e zhvillimit të demencës", thotë në një editorial shoqërues Yoram Barak nga Universiteti i Otagos në Dunedin, Zelandë e Re.
JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.47115
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.47115
JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.47124
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.47124