Mirëqenie

mar122024

Aknet. Trajtimet dhe terapitë e përditshme. Strategjitë e farmacistit në mbështetje të pacientit

Mbajtja e një regjimi terapeutik dhe trajtimi i përditshëm i lëkurës janë pjesë e pandarë e strategjisë për përmirësimin e rezultateve klinike të trajtimeve kundër akneve dhe janë një ndër këshillat, që farmacistët mund t'u japin pacientëve. Në këtë mënyrë, këta të fundit do të ishin të informuar mbi synimet dhe pritshmëritë e terapive, mbi administrimin e duhur dhe mbi aplikimet ditore të rekomanduara dhe se do të duhen javë të tëra për të konstatuar efekte terapeutike të dukshme.

Përhapja e akneve dhe patogjeneza
Acne vulgaris është një nga sëmundjet dermatologjike më të zakonshme. Sipas American Academy of Dermatology, në SHBA, kjo sëmundje prek afro 50 milionë individë, me më shumë se 85% të rasteve që konstatohen në moshat 12-24 vjeç, edhe pse aknet mund të shfaqen në çfarëdolloj moshe. Edhe pse konsiderohet si një sëmundje inflamatore që rrjedh nga hiperkeratoza folikulare, nga prodhimi i shtuar i sebumit dhe nga proliferimi i bakterit Cutibacterium acnes, edhe problemet e barrierës epidermike luajnë një rol në patogjenezën e akneve. Kjo sëmundje duket se është rezultat i faktorëve të ndryshëm, të tillë si ndryshimet hormonale, por edhe gjenetika dhe shkaqet mjedisore, si: ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV, djersitja e tepërt dhe përdorimi i sapunëve ose solucioneve agresive. Madje, edhe përdorimi i barnave të caktuara, si kortikosteroidet, disa antikonvulsantë, litiumi dhe izoniazidi janë lidhur me aknet, ashtu si edhe sindroma të tilla si, sindromi i vezoreve policistike, çrregullimet e tiroides dhe stresi i tepërt, të cilat thuhet se mund t'i përkeqësojnë aknet.

Strategjitë e menaxhimit dhe trajtimit të akneve
Produktet kundër akneve janë të disponueshme në një sërë formash, zgjedhja e duhur e të cilave duhet të bëhet në bazë të nevojave të secilit pacient, duke mbajtur parasysh preferencat, llojin e lëkurës dhe gjendjen e akneve. Zgjedhja e terapisë mund të ndikohet nga mosha e pacientit, nga lokalizimi dhe nga përhapja. Për më tepër, terapitë lokale mund të rekomandohen si të vetme, apo edhe në kombinim me agjentë të tjerë lokalë apo me produkte nga goja, qoftë në kontrollin fillestar të sëmundjes, qoftë gjatë trajtimit.

Roli i farmacistit në menaxhimin e akneve
Pikë së pari, farmacisti e ndihmon pacientin gjatë zgjedhjes së barnave lokale më të përshtatshme për trajtimin dhe për parandalimin e formave të lehta të akneve. Ky operator shëndetësor mund ta ndërgjegjësojë pacientin rreth rëndësisë së ruajtjes së regjimit terapeutik dhe të trajtimit të përditshëm të lëkurës me qëllim përmirësimin e rezultateve. Së fundmi, do të ishte e nevojshme që të diskutohen efektet anësore të dukshme me pacientin dhe ky i fundit të këshillohet që t'i drejtohet dermatologut në rast se ka irritim të lëkurës, thatësi të tepërt, apo probleme mbindjeshmërie, ose në raste aknesh të rënda që nuk reagojnë ndaj trajtimit.

Burimi:
Terrie Y. C. Self-care measures can help prevent, treat acne. PharmacyTimes (2024); 90(2)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC