sht32024
Stoma. Çfarë është dhe a jetohet normalisht me të?
Individët që vuajnë nga stoma mund të kenë një jetë normale. Ata mund të udhëtojnë, të kryejnë aktivitet fizik dhe të kenë një jetë të rregullt seksuale. Stomat janë vrima që shpohen në mënyrë kirurgjikale në bark, ku lidhen me kanalin e sistemit tretës dhe atë urologjik. Kjo teknikë krijon mundësinë e nxjerrjes së urinës ose feçeve nga trupi, si dhe grumbullimin në sisteme gjerësisht të njohura si "qeska". Po të marrim parasysh që në Itali ekzistojnë të paktën 70.000 raste me stomë, është e kuptueshme sa i rëndësishëm është informimi dhe formimi ambulator për reduktimin e stresit të pacientit në lidhje me procedurën dhe me pranimin e kësaj patologjie të re nga ky i fundit. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kuptojmë që mund të jetohet një jetë normale. Të kesh një stomë nuk është sinonim i tërheqjes apo izolimit nga shoqëria dhe për disa pacientë, momenti i pranimit përbën lehtësim pas vitesh të tëra vuajtjeje.
Nga ana tjetër, stoma nuk kërkon ndjekjen e një diete drastike. Thjesht, duhet të hidratoheni mjaftueshëm dhe të dini se cilat ushqime mund të shkaktojnë gazra, konstipacion dhe të nxisin prodhimin në sasi të madhe të feçeve. Po veshja, mund të krijojë probleme? Fshehja e stomës, ose jo, varet nga njerëzit. Është e qartë se disa rroba mund të jenë më të parehatshme se të tjerat, por mund të vishen edhe rroba ngjitur pas trupit. Kufizimi i vetëm janë rripat apo veshjet që e shtrëngojnë shumë pajisjen. Gjithashtu, qeska mund të boshatiset sa herë është e nevojshme, ose sa herë që të dëshironi për ta bërë atë më pak të rëndë.
Stoma i kufizon lehtësisht aktivitetet fizike. Mund të kryeni aktivitet sportiv pasi të jeni konsultuar me kirurgun dhe është më mirë të shmangni sportet me kontakt fizik, me shumë mundësi të dhunshëm, që mund të shkaktojnë lezione. Noti është gjithashtu i lejueshëm dhe ekziston një rrip mbrojtës që ofron mbështetje. Po njësoj, nuk ka kufizime përsa i përket udhëtimeve, thjesht duhet organizim. Nevojiten xhepat e shkëmbimit, seti për higjienën, adresat e qendrave të kujdesit shëndetësor dhe dokumentet në rast se pyeteni nga punonjësit e doganës.
Edhe raportet seksuale nuk duhet të jenë një tabu, pasi pajisja është në gjendje të durojë kontaktin fizik gjatë raportit. Pengesa më e madhe qëndron në mendjen e pacientëve, të cilët duhet të marrin kohën e nevojshme për të tejkaluar pasiguritë dhe frikët e tyre. Edhe në këtë rast, nevojiten të brendshme ose aksesorë që ndihmojnë në fshehjen e qeses.
Duke qenë se stoma nxit frikë dhe mund të jetë e vështirë të përballesh me ndryshimin e imazhit për veten, konsultimi me një stomaterapist ose psikolog mund të vijë në ndihmë.