Shëndetësi

qer42014

Rasti Avastin-Lucentis, Roche dhe Novartis: kërkesat e ministrisë nuk janë të vërteta

tags: BIG FARMA
Shifrat e paraqitura në komunikimin e Ministrisë të kërkesës për dëmshpërblimin prej 1,2 miliardë euro, "nuk kanë asnjë lidhje me faktet reale". Kështu përgjigjen Novartis dhe Roche ndaj akuzave të drejtuara për bërje dokumentacioni, për të nxitur përdorimin e ranibizumab (Lucentis) kundrejt Bevacizumab (Avastin), më i lirë por po aq efektiv, përdorur "jashtë indikacionit" për degjenerimin makular senil, duke kujtuar se "shpenzimet e gjeneruara nga Lucentis në ngarkim të SSN në periudhën janar-shtator 2013 arritën në 38,6 milionë €, në përputhje me të dhënat e regjistruara në vitin 2012" dhe se ende nuk ka një gjykim final. Gjatë një deklarate Novartis gjithashtu thekson se "në atë periudhë nuk ka marrë asnjë njoftim". Novartis bën të ditur se "kundërshton në formë të prerë akuzat ndaj praktikave anti - konkuruese duke sfiduar vendimin e autoritetit Antitrust të Gjykatës Administrative në Lazio". Proçesi është ende në vazhdim dhe vendimi pritet brënda fundit të vitit". Gjithashtu riafirmon korrektësinë e veprimeve të saj dhe se gjithmonë ka vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin italian dhe europian, që sot vihet në diskutim për një "liberalizimi të kontrolluar" të përdorimit "jashtë indikacionit" të Avastin, duke kundërshtuar normat dhe proçeset e vendosura e të përbashkëta në nivelin e BE-së, të cilat janë projektuar për të mbrojtur shëndetin e pacientit dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC