sht262014
Industria farmaceutike, në vitin 2014 sektori shkon drejt trilionit dollarë
Prospektiva pozitive për industrinë farmaceutike, me shitje që duhet të arrijnë trilionin (mijë miliardë) dollarë në vitin 2014: e afirmon raporti Pharmaceutical R & D Factbook 2014 realizuar nga "Intellectual Property and Science" filial i Thomson Reuters, specializuar në matjen e performancave të sektorit kërkimor dhe zhvillimor farmaceutik në të gjithë botën. Raporti evidenton tendenca të ndryshme pozitive që karakterizojnë skenarin e tanishëm, me një nivel rekord shitjesh dhe në pritje të futjes në treg të principeve të rinj të cilët janë drejt finalizimit të studimit të tyre. Prandaj duket se është përgënjeshtruar opinioni mbizotërues në industri , sipas të cilit produktiviteti i kërkimit dhe zhvillimit do të jetë në rënie.
Numri i entiteteve të reja molekulare (NME) të nisura në 2013 ishte një nga më të lartët në dekadën e fundit. Në rreth gjysmën e rasteve bëhej fjalë për barnat e specializuara për trajtimin e kancerit, hipertensionit arterial pulmonar dhe HIV. Të gjitha NME e vendosur në treg në vitin 2013 kanë marrë statusin e barit të vetëm. Trajtimi kundër kancerit përfiton nga përparimet në mjekësi dhe studimet në luftën e përgjithshme kundër kancerit vazhdojnë të tërheqin pjesën më të madhe të investimeve. Nëse ka patur një rënie në vëllimin e projekteve në proçes dhe normave të suksesit në fazat e hershme të zhvillimit klinik, raporti thekson një stabilitet në normat e suksesit në fazat e fundit: duke përmirësuar aftësinë për të "dështuar shpejt dhe pa shumë dëme ekonomike".
"Kërkimi dhe zhvillimi në sektorin farmaceutik ndjek proçese të vështira dhe të shtrenjta në një sektor ku prirjet janë shumë të larta, - afirmon
Jon Brett-Harris, administrator i deleguar i Thomson Reuters Life Sciences - në qoftë se kemi parasysh që së fundi flitej kryesisht për vështirësitë industriale farmaceutike, është siguruese tashmë të konstatosh një zhvillim pozitiv dhe të mund të parashikosh perspektiva inkurajuese për të ardhmen".