qer92014
Përshkrimi i recetave në formë elektronike, në SHBA tejkalon recetat me dorë
Në 2013 ajo çka parashikohej u bë realitet: për herë të parë në Shtetet e Bashkuara përshkrimet elektronike dominuan ato të shkruara me dorë. Ky fakt u çertifikua në raportin vjetor të Surescripts, rrjeti më i madh amerikan që mundëson shkëmbimin e informacioneve në format elektronik ndërmjet mjekëve dhe farmacistëve. Numri i recetave elektronike të transmetuara nëpërmjet këtij rrjeti ka tejkaluar miliardin, pra 58% të gjithë atyre që lidhen me substancat e pa kontrolluara. Vëllimi i përgjithshëm i recetave të transmetuara në mënyrë elektronike nga mjeku tek farmacisti është rritur, sipas raportit, me 32% duke kaluar nga 788 milionë në 2012 në 1,04 miliardë vitin e kaluar. Në konfrontim, shkalla e rritjes të numrit të mjekëve që kanë përdorur recetën elektronike ishte më e ulët: në fakt u kalua nga 69% në 73% pas një rritje të regjistruar në vitet e mëparshme. Sipas vëzhguesve kjo është shenja e maturimit të kësaj lloj teknologjie. Edhe pse një mjek në katër ende nuk e përdor atë, ata që kanë filluar ta përdorin e bëjnë gjithmonë e me shpesh, kështu të mësuar me mënyrat e reja. Një tjetër faktor që ka ndikuar pozitivisht si në miratimin e recetave elektronike dhe në përdorimine efektiv të tyre, janë padyshim dhe stimujt e dhënë nga qeveria përmes programeve të dedikuara posaçërisht për proçesin e përshkrimit të recetave. Mes punonjësve të sektorit ndihet një frymë optimizmi dhe ky fenomen diskutohet si një nga arritjet më të mëdha në historinë e teknologjisë elektronike dhe informatike në lidhje me shëndetin. Ka ende disa pengesa në adaptimin e përgjithësuar të përshkrimit elektronik megjithatë dalëngadalë po eleminohen. Si shembull, ka pasur kufizime relative për substancat e kontrolluara por tani ka mbetur vetëm një shtet (Montana) që përdor vetëm recetat me shkrim.