Shëndetësi

kor32014

Konsultimi i kartelave klinike në farmaci: në Angli është e mundur

Farmacitë e komunitetit anglez do të kenë hyrje në kartelat e mjekëve të familjes nëpërmjet një platforme IT të zhvilluar nga Rx Systems, një ndër furnizuesit  kryesor të software për farmacitë. "GP recors viewer" do të mundësoj dhënien e  informacionit mbi barnat që pacienti është duke marrë, alergjitë e tij, reaksionet negative ndaj barit dhe rezultatet e analizave të caktuara mjekësore të tilla si presioni i gjakut dhe shkalla e filtrimit glomerular. Kjo iniciativë ka qenë një nga prioritetet që Jeremy Hunt, sekretari britanik i shëndetit, kishte menduar me qëllimin për të reduktuar akseset në dhomën e urgjencës dhe ngarkesën e punës në qëndrat ambulatore të mjekëve. Kjo mënyrë shumë shpejt do të jetë operative. Nisja e platformës duhet të vërë në komunikim 3.000 ambulatorë mjekësor dhe 2.500 farmaci prezente në territor. Si mjeku i familjes dhe pacienti do të duhet të lëshojnë pëlqimin e tyre për përdorimin e të dhënave nga farmacisti. Farmacistët do të përdorin karta magnetike për të hyrë në pjesën e tyre të rezervuar të sistemit të rregjistrimit të të dhënave të pacientit, seksioni farmacist gjithashtu siguron dhe një aplikim të veçantë përmes të cilit ai mund të komunikojë me mjekun e familjes për të kërkuar përsëritjen e një recete të skaduar apo të kujdeset për rifreskimin e listës së medikamenteve të marra nga pacienti. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC