Shëndetësi

kor72014

Qumështi artificial: FDA përditëson rregullat e prodhimit

Pak muaj nga publikimi i Good Manufacturing Practices (CGMPS) i specializuar për qumështin artificial, Food and Drug Administration bëri disa përditësime domethënëse për prodhuesit. Për të garantuar cilësinë dhe sigurinë tani kërkohen dhe analizat për Salmonelën dhe Kronobakterit, janë vendosur proçedura për kontrollin e cilësisë, janë specifikuar koha dhe mënyrat se si prodhuesit duhet të njoftojnë Agjensinë Rregullatore në SHBA, apo formula të reja ose modifikime domethënëse të produkteve në treg - kanë përcaktuar dhe mënyrat e mirëmbajtjes së regjistrave. Bëhet fjalë për praktika që tashmë shumë prodhues i miratojnë vullnetarisht, por që janë të detyrueshme për të garantuar të njëjtat standarte sigurie në të gjithë territorin e SHBA. Këto norma i përkasin prodhuesve të qumështit artificial të destinuar për fëmijët e shëndetshëm, pra ato që duhet të ndihmojnë rritjen fiziologjike normale të fëmijës. Ndër të tjera prodhuesit duhet të jenë në gjendje të tregojnë se qumështi i tyre artificial respekton specifikimet cilësore të kërkuara, si p.sh cilësia biologjike e proteinave që përmban dhe mungesa e patogjeneve.  

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC