Shëndetësi

nën122021

Covid-19. OBSH: Ka rënie në çdo vend të botës. Vetëm në Evropë ka rritje. Në Francë është shfaqur një mutacion i ri

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se vdekjet nga coronavirusi u rritën me 10% në Evropë gjatë javës së kaluar, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku rastet dhe vdekjet nga Covid-19 kanë një trend në rritje të vazhdueshme. Kjo është java e gjashtë radhazi që virusi vijon të rritet në të gjithë kontinentin. Në raportin e saj javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se kishte rreth 3.1 milionë raste të reja në rang global, rreth 1% rritje nga një javë më parë. Gati dy të tretat e infeksioneve të coronavirusit, 1.9 milion, ishin në Evropë, ku rastet u rritën me 7%. Këtu përfshihet edhe Shqipëria, e cila rezulton të këtë një numër të lartë infektimesh dhe numër të lartë vdekjesh çdo 24 orë.

Vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja në mbarë botën ishin Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Turqia dhe Gjermania. Ndonëse në të gjithë botën ka rezultuar përveç infektimeve, edhe rënie e numrit të vdekjeve, ndryshe ndodh në Evropë. Numri i vdekjeve javore nga Covid-19 ra me rreth 4% në mbarë botën, përveç Evropës. Nga 61 vendet që përfshin OBSH-ja në rajonin e saj evropian, i cili përfshin Rusinë dhe shtrihet në Azinë Qendrore, 42% raportuan një rritje të rasteve me të paktën 10% në javën e fundit.

OBSH-ja tha se në Amerikë, rastet e reja javore ranë me 5% dhe vdekjet ranë me 14%, me shifrat më të larta të raportuara nga Shtetet e Bashkuara. Në Azinë Juglindore dhe Afrikë, vdekjet nga Covid-19 ranë me rreth një të tretën, pavarësisht mungesës së vaksinave në ato rajone.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, dr. Hans Kluge, tha javën e kaluar se Evropa ishte përsëri "në epiqendrën e pandemisë". Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ndërmerreshin më shumë veprime për të ndaluar Covid-19, rajoni mund të shohë deri në 500 mijë vdekje të tjera deri në shkurt 2022. Ndërkohë, ndërsa shifrat vijojnë të rriten, në Francë është shfaqur një variant i ri i cili është ndryshe nga mutacioni Alfa, Beta dhe Delta.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC