Shëndetësi

shk82022

Shqipëria, numrin më të lartë të rasteve me COVID në rajon!

Shqipëria, thotë Euractiv, renditet e para në rajon dhe e pesta në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me COVID, të regjistruara në periudhën janar 2020-shtator 2021. Për këtë, citohet një studim i botuar nga revista e njohur shkencore, The Lancet.


Studimi, i cili shqyrtoi infektimet dhe vdekjet nga coronavirusi në 177 vende, zbuloi se shkalla e prekjes nga sëmundja për 1000 banorë në Shqipëri është 870. Shkalla mesatare e infeksionet është 433, për 1000 banorë. Në listë, shifrën më të lartë e kishte Afganistani, me 988 vetë. Nga rajoni, pas Shqipërisë vinin me radhë Maqedonia e Veriut, 838 infektime për 1000 banorë, Bosnja dhe Hercegovina me 717 e Serbia me 552. Megjithatë, lajmi i mirë për vendin tonë është raporti me vdekshmërinë. Edhe pse infektimet janë të larta, norma e vdekshmërisë në Shqipëri është 4.49 për 1000 banorë, krahasuar me 5.43 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 6.52 në Maqedoninë e Veriut. Mesatarja globale, llogaritet të jetë 3.4.


Më herët, Komisioni për Sëmundje Infektive i Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të protokollit për evidentimin e individëve që kanë vdekur me COVID-19. Nuk përjashtohet mundësia që në raportet ditore të mos përfshihen ata që si shkak kryesor të vdekjes kanë sëmundje të tjera dhe jo diagnostikimin me sëmundjen COVID-19.

Sipas këtij komisioni, ekspertët presin që pandemia gradualisht të kthehet në endemi, çka nënkupton se "virusi do të vazhdojë të jetë mes nesh, por do të shfaqet në grupe, vende, popullata të caktuara dhe nuk pritet të ketë pasoja kaq të rënda apo kaq shumë vdekje".

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC