kor142014
Australi, farmacistët të autorizuar për të vaksinuar, mjekët të shqetësuar
Nga shtatori i ardhshëm, në vazhdim të një faze eksperimentale, farmacistët e një shteti Australian do të autorizohen për të administruar vaksinat kundër pertusis dhe fruthit, por mjekët janë të shqetësuar sepse sipas tyre ata nuk kanë kompetencat e duhura për menaxhimin e situatave emergjente si reaksionet alergjike. Ata që u ngritën për të kundërshtuar këtë vendim të autoriteteve të Queensland, shtet i Brisbane, janë Australian Medical Association, Presidenti i së cilës Shaun Rudd deklaroi se "reaksionet alergjike serioze janë të rralla por mund të ndodhin dhe ne jemi të shqetësuar se farmacistët nuk dinë ti trajtojnë ato në mënyrën e përshtatshme". Nuk është i të njëjtit mendim Ministri i Shëndetsisë i Queensland, Lawrence Springborg, duke kujtuar suksesin e fortë që ka pasur projekti pilot, zgjatur tetë-muaj, në të cilin farmacistët e shtetit kanë mundur të injektojnë vaksinën antigrip, thotë: "Dua ti them kujtdo që është i shqetësuar se kemi të bëjmë me farmacistë që kanë studiuar për pesë vjet farmakologji dhe toksikologji dhe kështu që është shumë e lehtë ti përgatitim pasi i kemi vënë nën dijeninë e të gjitha protokolleve të nevojshme". Queensland, shumë aktiv në drejtim të vaksinimeve, ka për qëllim të arrij një mbulim prej 95% tek fëmijët dhe 85% tek adoleshentët kundër sëmundjeve të vaksinueshme të fëmijërisë. Përveç kësaj, gratë shtatzëna do të jenë të parat në Australi që do të vaksinohen falas kundër pertusis gjatë tre muajtve të fundit të shtatzanisë. Gjithashtu është duke u zgjeruar fushata e imunizimit kundër papiloma virus nëpër shkolla. Së fundi, javën e kaluar, qeveria e Queensland ka hedhur në treg VacciDate, një app për smartphone që ndihmon prindërit të mbajnë nën kontroll vaksinimet e fëmijëve.